Sunday, 16 June 2013

Unë do të krijoj mbrekulli në mbarë botën për të vërtetuar tek skeptikët se jam Unë, Jezu Krishti, që e ka dërguar profeten Time për t’ju pregatitur të gjithë ju për Ardhjen Time të Dytë

E Premte, 7 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, të gjithë ata që e njohin të Vërtetën dhe që i pranojnë profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim, duhet ta pranojnë se Ai i ka dhuruar botës Mëshirën më të madhe.

Tani që koha po afron për Ardhjen Time të Dytë, ata që e njohin Zërin Tim dhe që më dëgjojnë Mua, duhet ta përkushtojnë kohën e tyre për të siguruar që e përhapin Fjalën Time dhe luten për shpëtimin e të gjithë vëllezërve dhe motrave të tyre.

Dishepujt e Mi të dashur, Hiret e Mia po hidhen mbi ju dhe duhet të qëndroni të bindur kur i ndihmoni të tjerët të pregatiten për Ardhjen Time të Dytë. Madje edhe kur ata bërtasin gjëra të turpshme ndaj jush, ju duhet të qëndroni të qetë. Ky Mision do të jetë nga më të përgojuarit që nga Kryqëzimi Im, por dijeni se ky është Misioni që do të shpëtoj biljona shpirtra.

Kjo është koha Ime. Është koha që më është dhënë Mua nga Ati Im i dashur, ashtu si është aprovuar. Është koha për Mbretërimin Tim kur Qielli i Ri dhe Toka e Re do të bashkohen në një. Ashtu si Vullneti i Atit Tim është kryer në Qiell, po ashtu do të kryehet edhe në Tokë. Të gjitha do të bëhen një. 
Urrejtja, vuajtja dhe fuqia e të ligut do të ndalojnë. Çdo përpjekje që ju bëni tani për të shpëtuar shpirtrat tuaj dhe lutjet tuaja për të shpëtuar të tjerët do të vlejnë, pavarësisht se sa e vështirë është. Lërini ata të ulërijnë tek ju, t’ju godasin, t’ju abuzojnë, t’ju quajnë gënjeshtarë dhe t’ju trajtojnë me egërsi. Sa më shumë të vuani, aq më shumë shpirtra do të sillni tek Unë.

Unë e kam gdhëndur këtë udhë dhe ajo mbrohet nga të gjithë ëngjëjt në Qiell. Çdo shpirt i keq do të shkaktoj rrëmujë, do të krijoj pengesa dhe do të përpiqen t’ju ndalojnë të ecni drejt Meje, por do të jetë e kotë. Ata nuk mund të më ndalojnë Mua të arrij tek ju apo t’ju sjell më pranë. Do të ketë biljona prej jush. Ata që refuzojnë të pregatiten tani do ta bëjnë këtë në kohë. Ju nuk duhet t’i lejoni ata t’ju ngadalësojnë, sepse koha është e shkurtër.

Secilit prej jush në Ushtrinë Time të Mbetur do t’i jepen Hire të veçanta dhe Unë do të krijoj mbrekulli në mbarë botën për të vërtetuar tek skeptikët se jam Unë, Jezu Krishti, që e kam dërguar profeten Time për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht: