Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 4 June 2013

Hyji Atë: Unë i premtova botës Librin e të Vërtetës dhe Unë kurrë nuk e thyej Fjalën Time të Shenjtë

E Dielë, 26 Maj 2013

Bija Ime m
ë e dashur, fëmijët e Mi të dashur janë të trazuar në këtë kohë. Unë dëshiroj t’ju them atyre, dhe sidomos ata që i dyshojnë këto Mesazhe Hyjnore të dhëna ty prej dashurisë Sime për ata, se nuk duhet të kenë frikë.

Frika krijon dyshim. Dyshimi krijon rrëmujë. Rrëmuja çon në trazira dhe, gradualisht, ju do të verboheni ndaj të Vërtetës. E Vërteta kurrë nuk do të jetë e lehtë për tu pranuar, sepse e Vërteta zbulon të mirën dhe të keqen. Askush nuk do të dëgjoj të keqen dhe në vënd që të pranojnë udhëzimin e dhënë botës përmes Dëshirave të Mia, njerëzimi do të struket nga frika.

Unë dërgoj profetët e Mi për t’ju kujtuar për Dashurinë Time të Pafund për secilin nga fëmijët e Mi të çmuar. Unë gjithashtu i dërgoj ata për t’ju paralajmëruar për pengesat, që do të vihen para jush nga i ligu për t’ju larguar nga Unë. Kur Unë i zbuloj këto gjëra, nuk është për t’ju shqetësuar ju, por për t’ju shpëtuar dhe për t’ju ruajtur nga lëndimi.

E Vërteta e dhënë juve në Librin Tim të Shenjtë, Biblën, është aty që ju ta shikoni. Mos e merrni atë dhe të krijoni versionin tuaj, sepse nuk është Dëshira Ime që ju ta shtrëmbëroni të Vërtetën. Unë i premtova botës Librin e të Vërtetës dhe Unë kurrë nuk e thyej Fjalën Time të Shenjtë. Këtë Unë ja u jap tani, që të mund të mbledh fëmijët e Mi nga të katër skajet e Tokës. Armiqtë e Mi do të përpiqen të ndalojnë përhapjen e përmbajtjeve në Librin e të Vërtetës. Mos i lejoni ata t’ju heqin vëmëndjen, sepse kur kjo ndodh shpirtrat do të humbasin për Mua.

Të jeni mirënjohës që Unë, Ati juaj i dashur, ju jap këtë Dhuratë të madhe, pasi ju do të keni nevojë për Drejtimin Tim, sidomos tani, kur antikrishti do t’i tregohet tani botës për ta parë.

Ju, përmes Librit të së Vërtetës, do t’ju tregohet si të mbroni shpirtrat tuaj nga fëlliqësia që ai ka planifikuar të shkaktoj mbi botën. Çdo mbrojtje po ju jepet për t’ju ndihmuar të shpëtoni, jo vetëm shpirtrat tuaj, por edhe shpirtrat e miliardave.

Ushtrisë së Mbetur do t’i jepen fuqitë më të mëdha për ta mposhtur bishën. Ajo do të jetë mjaft e fortë për ta bërë këtë, prandaj kurrë mos u ndjeni të dekurajuar kur armiqtë e Mi të përpiqen për t’ju penguar të shumfishoheni përmes gjithë kombeve. Fuqia e tyre do të shuhet dhe ata që janë të dobët dhe pranojnë gënjeshtrat, që do t’ju paraqiten atyre, së shpejti, në Emrin e Birit Tim, do të jenë të humbur për Mua. Vetëm përmes dashurisë suaj për Mua dhe Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, dhe sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë munden që të gjithë fëmijët e Mi të shpëtojnë.

Unë do t’ju mbroj dhe do t’ju ruaj gjatë gjithë kohës. Lartësoni shpirtrat tuaj tek Unë përmes besnikërisë suaj ndaj Birit Tim dhe do t’ju jepet Dhurata më e Lavdishme e Parajsës Sime të Re.

Mos lejoni asnjë t’ju ndaloj të deklaroni trashëgiminë tuaj të drejtë. Mos lejoni asnjë t’ju ndaloj të luftoni për shpirtrat e të gjithë fëmijve të Mi, sepse juve po ju jepen Hiret e nevojshme për të shpëtuar madje dhe shpirtrat e atyre që më fyejnë Mua më shumë. Unë ju dua, fëmijë. Unë pres përgjigjen tuaj ndaj kësaj Thirrje nga Qielli.