Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 25 June 2013

Hyji Ekziston tek çdo person i vetëm i lindur në këtë botë, pavarësisht nga feja e tyre apo besimi i prindërve të tyre

E Shtunë, 15 Qershor 2013

Unë Jam Jezusi juaj i dashur, I Cili punon përmes shpirtit tuaj. Madje edhe kur ju më shpërfillni Mua, Unë Jam këtu. Unë punoj përmes shpirtit tuaj, sepse ju ma dhatë atë Mua, dhe prandaj, ju gjithmonë do të vuani për Mua dhe me Mua.

Sot, bija Ime, Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që thonë se nuk besojnë në Zot. Nëse ju nuk besoni në Hyjin, Unë duhet t’ju shpjegoj tani se si ju e dini se Hyji me të vërtetë Ekziston. Hyji ekziston tek çdo person i vetëm i lindur në botë, pavarësisht nga feja e tyre apo besimi i prindërve të tyre.

Hyji sjell me çdo formë të jetës një ndjesi admirimi dhe mrekullie, e cila kurrë nuk mbetet pa krijuar një ndjenjë të dashurisë të thellë brënda një shpirti për një tjetër nga Krijesat e Hyjit.

Gjithsecili prej jush është një Krijesë e Hyjit. Ky është një fakt. Disa prej jush kanë lindur me bukuri të madhe. Disa kanë lindur me difekte. Të tjerët kanë lindur me të meta të tmerrshme. Prapë të gjithë kanë lindur sepse Hyji e lejon atë.

Shumë prej jush do ta justifikojnë parandalimin e jetës tek fëmijët e Hyjit, të cilët janë me të meta. Disa prej jush do të vrasin fëmijët e Hyjit brënda në bark dhe pastaj e justifikojnë atë, shumë prej të cilave do të jenë për arsye egoiste. Për këtë, ju do të dënoheni, nëse nuk më kërkoni Mua t’ju fal. Ju do të faleni, por vetëm nëse ju me të vërtetë pendoheni për çfarë keni bërë për të fyer Atin Tim.

Disa prej jush kanë lindur me të meta, që shkaktojnë trauma në jetën tuaj. E rëndë kjo mund të jetë, por ju është dhënë kjo vuajtje për të shpëtuar të tjerët, që në të kundërt do të ndalonin së ekzistuari.
Ju e shikoni, ata shpirtra që e fyejnë Atin Tim dhe që kurrë nuk do të kërkonin falje për mëkatet e tyre do të përfundojnë në flakët e Ferrit, përjetësisht. Vuajtja juaj do të ndihmoj për t’i shpëtuar ata, sepse ata nuk munden dhe nuk do ta shpëtonin veten. Ju e zgjidhni këtë vuajtje para se ju të keni lindur. Ju mund ta pranoni këtë tani ose ndoshta më vonë, por ju jeni të sigurtë në Mbretërinë Time sepse Lavdia do të jetë e juaja përjetësisht.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/15/god-exists-in-every-single-person-born-in-this-world-irrespective-of-their-faith-or-the-belief-of-their-parents/