Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 25 June 2013

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë

E Mërkurë, 19 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, dëshira Ime për të formuar bërthamën e Ushtrisë Sime në Tokë po përmbushet në këtë kohë. Nga lisa të vegjël, ata do të shpërndahen dhe do të rriten dhe përhapen ngado.

Bija Ime, themeli është pjesa e rëndësishme. Ashtu si një foshnje, që është i formuar në bark, duhet kohë dhe vëmëndje e kujdesshme për të siguruar mirëqënien e fëmijës, i cili e merr ushqim nga placenta. Ai do të rritet ngadalë, por në mënyrë të përkryer, deri kur përfundimisht të dali nga barku dhe të jetë gati të jetojë jetën e krijuar për të nga Ati Im.

Lindja e Ushtrisë Sime të Mbetur do të jetë e njëjtë. Do të marri pregatitje të mëdha para se të jetë gati për të zënë vëndin e vet në botë, por themeli i saj është i fortë dhe shpirtrat, që janë blloku ndërtues, do të ndërthuren në një për të ndërtuar një Ushtri të pathyeshme. Pastaj kjo Ushtri do të shpërndahet dhe rritet ngado, menjëherë, dhe me një forcë të tillë, sa do të jetë e vështirë të shpërfillet. Ata brënda Ushtrisë Sime të Mbetur do të jenë të çliruar nga egoizmi, krenaria apo nevoja për tu mbështetur në vlerësimin shkencor të Fjalës Sime, e cila do të kërkohet prej tyre për të vërtetuar të Vërtetën e Hyjit.

Shkenca është një Dhuratë nga Hyji, por shkenca nuk mund të shpjegoj Misterin e Hyjit. Prandaj ata që kanë nevojë për mbështetjen e shpjegimeve llogike, se si Unë komunikoj me fëmijët e Hyjit në Tokë, në këtë kohë, do të jenë të zhgënjyer. Nuk ka asnjë përgjigje që mund t’i kënaqi ata.

Një nga Dhuratat më të mëdha të dhëna njeriut është Dashuria. Dashuria nuk mund të shpjegohet apo vërtetohet sipas shkencës, sepse ajo vjen nga Shpirti I Hyjit. Ajo është e pranishme tek të gjithë ju. Ju e ndjeni atë. Ajo është lidhja që e mban njerëzimin së bashku, gjë që fuqia e të ligut nuk do të arrij ta nënvlerësoj.

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë. Pa dashuri, ju nuk mund të keni jetë. Dashuria do t’ju bashkoj, do t’ju mbaj të fortë, do t’ju mbaj të bashkuar. Dashuria do t’ju ndihmoj t’i sillni shpirtrat tek Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/19/i-am-love-i-am-god-they-are-one-and-the-same-thing/