Kerko Mesazhet ketu

Monday 10 June 2013

Hyji nuk mburret. Hyji nuk është krenar. Hyji është i butë, i dashur por i prerë në Udhëzimin e Tij ndaj njerëzimit

E Premte, 31 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, mënyra me të cilën Unë e tregoj Veten tek fëmijët e Hyjit në këtë Tokë është vetëm përmes një burimi dhe ai është Shpirti I Shenjtë. Unë nuk mund ta bëj Veten të njohur tek ata me ndonjë mënyrë tjetër.

Pa Praninë e Shpirtit të Shenjtë Zëri Im nuk mund të dëgjohet. Prandaj dhe kur Shpirti I Shenjtë zbret mbi një shpirt të zgjedhur, Zëri Im mund të bëhet i njohur. Por kini kujdes. Shpirti I Shenjtë mund të banoj vetëm në shpirtrat që dëgjojnë dhe thjeshtë komunikojnë çfarë ju është dhënë atyre.

Shpirti I Shenjtë mund të frymëzoj njerëzit të flasin Fjalën e Hyjit, por shpirtra të tillë nuk mund të devijojnë nga kjo. Kushdo që shkruan, komunikon, flet dhe thotë se ai përfaqëson Fjalën e Hyjit, e dhënë atij përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, kurrë nuk duhet të japi interpretimin e vet për Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Kushdo që e shpall Fjalën e Hyjit dhe që është fuqizuar prej Shpirtit të Shenjtë kurrë nuk do të mburret për këtë fakt. Ata kurrë nuk do të kritikojnë një tjetër në Emrin Tim, të flasin keq për të tjerët apo t’i fyejnë ata. Kur e shikoni këtë të ndodhi ju do ta dini se Shpirti I Shenjtë nuk është i pranishëm.

Sa shumë profetë të rremë bërtasin në kup të qiellit, duke u mburrur për faktin se ju është dhënë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë, por kjo është një gënjeshtër. Njiheni gënjeshtarin kur ai thotë se është i ditur, se ka një edukim të madh në teologji – dhe prandaj di më shumë për Mua se të tjerët – dhe pastaj deklaron se i është dhënë autoriteti të kritikoj të tjerët, që thonë se flasin në Emrin Tim. Kjo arrogancë kurrë nuk mund të vij prej Hyjit.

Hyji nuk mburret. Hyji nuk është krenar. Hyji është i butë, i dashur por i prerë në Udhëzimin e Tij ndaj njerëzimit. Ai kurrë nuk do të lejonte ndonjë nga profetët e vërtetë, dishepujt e vërtetë apo shërbëtorët e shenjtë të lëndojnë apo të fyejnë një tjetër në Emrin Tim.

Kini kujdes nga profetët e rremë që nuk e kanë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, sepse ata do t’ju çojnë në rrugë të gabuar. Ata do t’ju çojnë në drejtimin e kundërt të udhës që Unë kam zgjedhur për secilin prej jush.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/31/god-is-not-boastful-god-is-not-proud-god-is-gentle-loving-and-yet-firm-in-his-instruction-to-humanity/