Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 19 June 2013

Ju nuk duhet të frikësoheni, sepse çfarë Unë Premtoj është e juaja dhe është Trashëgimia juaj

E Hënë, 10 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, botës duhet t’i tregohet se Koha Ime për tu kthyer është afër. Koha Ime tashmë ka filluar, ndërsa Unë përpiqem ta kthej njerëzimin drejt Meje, para Ditës Sime të Madhe.

Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju në këtë kohë, edhe pse shumë do të bëjnë një vesh të shurdhët. Unë e bëj këtë me dashuri, për secilin prej jush që Unë e dua, për secilin prej jush për të cilin Unë dhashë Trupin Tim. Ju do të dëshmoni Ndërhyrjen Time, kur Unë të hap sytë e njerëzimit dhe që do të dëshmohet qartë.

Mrekulli do të ndodhin kur Misioni Im të pranohet. Prania Ime do të ndjehet dhe Unë do ta bëj Veten Time të njohur përmes Veprave të Mëshirës së Madhe. Ky plan është për t'ju nxitur ju të ktheheni, për të kthyer ata prej jush që nuk besojnë më se Unë Ekzistoj, drejt Shpëtimit Tim të Lavdishëm.

Unë Jam Mbreti, I Cili do të Mbretëroj mbi Parajsën e Re e premtuar tek Unë nga Ati Im. Ata që nuk më njohin Mua, më dëgjoni Mua tani. Ju jeni të Mitë. Unë ju sjell Jetë, jo ashtu si ju e njihni në këtë Tokë, por Jetën e Përjetshme.

Ju nuk duhet të trëmbeni, sepse çfarë Unë premtoj është e juaja dhe është Trashëgimia juaj.

Kjo Mbretëri është për të cilën ju keni lindur, që Hyji, Ati Im i dashur, të mund të ri-krijoj botën, ashtu si ishte në fillim. Ai është Fillimi, sepse Ai e krijoi atë. Ai është Fundi, sepse kur Dita e Madhe të vij nuk do të ketë më vuajtje, sepse Fillimi i Ri – Jeta e Përjetshme – do t’ju paraqitet atyre që e pranojnë Dashurinë e Hyjit. Ju duhet të bëheni më të besueshëm, më pak cinikë dhe të pranoni Dhuratën e Madhe të Jetës, e cila mund të vij vetëm prej një Hyji të përkryer.

Vetëm Hyji mund të krijoj një mrekulli të tillë – Dhuratën e Jetës.

Vetëm Hyji mund t’ju japi Jetën e Përjetshme, ku vdekja do të mposhtet, bashkë me atë dhe e gjithë ligësia.

Ju duhet ta prisni të ardhmen me shpresë. Ju duhet të përpiqeni t’i dëgjoni këto Mesazhe, sepse ato do të jenë shpëtimi që ju duhet, ndërsa ditët që vijojnë do të bëhen më të errëta.

Është Dëshira Ime që asnjë prej jush të mos merakoset, të ndjehet i shqetësuar, i frikësuar dhe i trishtuar, sepse Dita Ime e Lavdishme do të thotë se Unë do të fshij çdo lot, dhimbje, trishtim dhe vuajtje nga ju dhe do t’ju pastroj ju me Lavdinë Time të Madhe.

Ju do të përjetoni lumturinë e pastër të përhershme, më në fund. Gjithçka që ju e keni imagjinuar të jetë prej Qiellit, do të jetë e juaja.

Nëse ju nuk mund të më përgjigjeni Mua tani, për shkak të mungesës së besimit, Unë do t’ju ndihmoj nëse ju më thërrisni Mua. Më kërkoni Mua Dhuratën e Besimit përmes kësaj Kryqëzatë Lutje.

Lutja e Kryqëzatës (109) Për Dhuratën e Besimit

O Jezusi im më i dashur,
më ndihmo të kem besim tek Ti.
Të besoj në Premtimin Tënd për të ardhur përsëri.
Të pranoj të Vërtetën e Ardhjes Tënde të Dytë.
Të besoj në Premtimin e Hyjit Atë kur Ai tha se Ai do ta jepte Ty Mbretërinë Tënde.
Më ndihmo të kem besim në Mësimet e Tua,
në Planin Tënd për të shpëtuar botën.
Më ndihmo të pranoj me Hir, Dhuratat e Tua.
Më ndihmo të kem besim tek Ti, që ta humbas frikën time dhe që ta lejoj Dashurinë Tënde ta vërshojë zemrën dhe shpirtin tim. Amen.


Oh, sa Unë dëshiroj t’ju ngushëlloj, të heq frikën, shqetësimet dhe preokupimet tuaja. Sa Unë dëshiroj ta bëj kalimin sa më padhimbje të jetë e mundur, dhe kështu ju nuk duhet të vuani nga dora e bishës, puna e të cilit do të shihet përmes armiqve të Hyjit.

Nëse ju besoni tek Unë plotësisht dhe e dorëzoni veten tuaj tek Mëshira Ime, Unë solemnisht ju premtoj se Mëshira Ime do ta shkurtoj kohën kur vuajtja njerëzore do të rritet për shkak të ligësisë së atyre që duan të shkaktojnë vuajtjen tuaj.

Unë betohem se Ndërhyrja Ime, përmes mrekullive, do të zgjoj ata që kanë më tepër nevojë për ndihmë – një ndërgjegjësim i të Vërtetës. Kur e Vërteta e Hyjit, pranohet nga ata që me të vërtetë nuk e kuptojnë Premtimin Tim për të ardhur përsëri, por që e pranojnë atë, brënda zemrave të tyre, atëherë vuajtja do të pakësohet dhe Unë do të tregoj Mëshirë ndaj miliarda shpirtrave.

Megjithatë, besimi juaj tek Unë do t’ju ndihmoj të shikoni të Vërtetën. Kur ju e pranoni të Vërtetën, ju pranoni Çelësat e Mbretërisë Sime të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/10/you-must-not-be-frightened-for-what-i-promise-is-yours-and-it-is-your-inheritance/