Kerko Mesazhet ketu

Monday, 3 June 2013

Unë, Nëna e Hyjit, do ta shkatërroj fuqinë e të ligut, në zemrat e atyre që më thërrasin mua

E Dielë, 26 Maj 2013

Bija ime, ti kurrë nuk duhet të dëgjosh ata që përpiqen të ndalojnë ty në këtë Mision të Shenjtë. Është e rëndësishme që ti të qëndrosh e bashkuar me Birin tim të dashur dhe dije se ato zëra, që flasin blasfemi kundër Birit tim, do të vazhdojnë të shumfishohen. Urrejtja, që del prej gojëve të tyre, nuk është kundër teje, por kundër Fjalës së Shenjtë të Birit tim.

Tani, ti e di sa shumë armiq ka Biri im në botë. Ata që e lëndojnë Atë më shumë janë ata që thonë se e duan Atë, por që e refuzojnë Atë tani, kur Ai flet nëpërmjet profetëve të zgjedhur të Hyjit.

Ata që më përdorin mua, Nënën e Shenjtë dhe të Papërlyme të Hyjit, për tu fshehur nga pas, ndërsa bërtasin me të lartë paturpësi, më mbushin me lotë trishtimi të thellë. Kaq të ngurtësuara janë zemrat e tyre dhe kaq të mbushur me zemërim, sa urrejtja e tyre për këto Mesazhe do të trondisi shumë. Ata që besojnë se mbrojnë Fjalën e Hyjit dhe që refuzojnë ata që vijnë në Emrin e Tij, kurrë nuk duhet ti pranojnë ata që tregojnë urrejtje apo që fyejnë të tjerët në Emrin e Tij.

Kur kjo të ndodhi dhe kur ata që deklarojnë të jenë profetë ta bëjnë këtë, dijeni se këto sulme të hidhura nuk vijnë nga Hyji, pasi kjo do të ishte e pamundur.

Unë, Nëna e Hyjit, do ta shkatërroj fuqinë e të ligut, në zemrat e atyre që më thërrasin mua. Nëse ata nuk më thërrasin mua, unë nuk mund t’i ndihmoj ata. Unë, si Bashkë-Shpenguese, kurrë nuk do ta mohoja të Vërtetën, që Biri im dëshiron t’i zbuloj botës. Detyra ime është ndaj Birit tim. Unë kurrë nuk do t’ju thosha të refuzonit apo të dënonit të ligun dhe pastaj t’ju mashtroj duke deklaruar të jem Nëna e Hyjit.

Ata që pohojnë se më nderojnë mua përmes Rruzares sime Më Të Shenjtë dhe pastaj thonë gjërat më të këqija rreth Birit tim, duke i deklaruar Mesazhet e Tij të jenë gënjeshtra, e fyejnë Birin tim dhe nuk më nderojnë mua.

Rruzarja ime Më e Shenjtë, kur thuhet ngadalë dhe nga zemra, do t’i hapi zemrat tuaja ndaj të Vërtetës së këtij Misioni. Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë, madje edhe kur nuk ju është dhënë Dhurata e dijes. Ajo do t’ju jepet, nëse më kërkoni mua ta dedikoj shpirtin tuaj në kujdesin e Birit tim. Nëse kjo bëhet me një shpirt të thjeshtë dhe të përulët, Biri im do t’ju shpërblej me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të fyeni profetët e Birit tim, madje edhe nëse nuk i besoni ata. Ju duhet të qëndroni të heshtur dhe të luteni për ata. Nëse ju refuzoni profetët e Birit tim, Ai nuk do ta mbaj këtë kundër jush. Por, nëse ju deklaroni se Fjala e Tij e Shenjtë, e dhënë profetëve të vërtetë, të jetë prej të ligut, ju do të vuani tmerrësisht.

Qëndroni të qetë, fëmijë, dhe e vini besimin tuaj plotësisht tek Biri im. Dorëzohuni në Mëshirën e Tij dhe Ai do t’ju udhëzoj dhe paqja do të jetë juaja. Shkoni, fëmijët e mi të dashur, të sigurtë me bindjen e plotë se Biri im ju do. Ai i fal të gjithë shpirtrat, për të gjitha mëkatet, me përjashtimin e mëkatit të përjetshëm – blasfemia e Shpirtit të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/26/i-the-mother-of-god-will-destroy-the-power-of-the-evil-one-in-the-hearts-of-those-who-call-on-me/