Kerko Mesazhet ketu

Monday, 17 June 2013

Lakmia e fëmijve të Mi për të mirat materiale dhe admirimi i pasurive personale i ndan ata nga Hyji

E Shtunë, 8 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa njerëzimi zhytet më thellë në mëkat, ata vazhdojnë të kërkojnë për gjëra materiale, që ata besojnë se do ta lehtësojnë dhimbjen e thellë që ata ndjejnë përbrënda, sepse asgjë nuk mund t’i ngushëlloj ata kur janë kaq të larguar nga Unë. As edhe për një moment ata nuk mendojnë për Mua, kaq të mbërthyer janë në ndjekjen e të mirave materiale – gjëra të padobishme – që nuk sjellin asgjë tjetër, veçse një dëshirë për më shumë e më shumë.

Pastaj janë ata dashuria e të cilëve për joshjet e botës do të thotë se ata bëhen të pangopur. Ata kërkojnë gjëra më të mëdha dhe ato që ata besojnë se janë pronësi më të vlefshme. Gradualisht ata ndërtojnë vënde adhurimi për veten e tyre. Kjo është kur ata zhyten në dëshpërim, sepse sa më shumë pasuri dhe luks kërkojnë, aq më të ngatërruar dhe të çorjentuar do të bëhen. Ata do të humbasin interes ndaj njerëzve të tjerë dhe shpejt do të bëhen të izoluar, ndërsa bëhen të mbërthyer në një rrjet merimange, i ngritur nga shpirtrat e djallëzor për t’i vënë në kurth dhe për t’i shkatërruar shpirtrat e tyre.

Lakmia e fëmijve të Mi për të mirat materiale dhe admirimi i pasurive personale i ndan ata nga Hyji. Dashuria juaj për pasuri e shkatërron dashurinë tuaj për fqinjin tuaj. Ju do të bëheni egoistë deri aty sa ju nuk do t’ja dini për fatkeqësitë e të tjerëve. Në këtë mënyrë ju e thyeni Fjalën e Hyjit.

Ju duhet t’i ndaloni ndjekjet tuaj ndaj pasurive. Pastaj ju do të bëheni më të pastër në zemër. Por lejoni këtë mëkat djallëzor t’ja u mjergulloj mëndjen dhe ju kurrë nuk do të jeni të pastër në shpirt, dhe si rrjedhojë të padenjë për të ardhur para Meje. Ata që janë të varfër kanë më pak për t’i tunduar të ndahen nga Unë. Ata që janë të pasur janë të varfër në atë që kanë shumë për të mësuar para se ta përulin veten e tyre në Sytë e Mi.

Kur do të mësoni se kur njeriu i vendos kënaqësitë e botës para Meje, ai nuk do të jetë në gjëndje të pregatisi shpirtin e tij për të hyrë në Parajsën Time të Re?

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/08/my-childrens-obsession-with-worldly-goods-and-the-adulation-of-personal-wealth-separates-them-from-god/