E Enjte, 6 Qershor 2013
Bija Ime fort e dashur, sa Unë dëshiroj që dashuria të shumfishohej në botë, sepse atëherë njeriu do ta donte me te vërtetë fqinjin e tij, ashtu si Ati Im urdhëron dhe nuk do të kishte më luftra.
Luftrat janë rezultat i mungesës së besimit në Një Hyj të Vërtetë. Ato shkaktohen nga frika, urrejtja dhe krenaria, të gjitha këto janë të nxitura prej fuqisë së Satanit. Ndërsa më shumë njerëz po largohen nga Hyji dhe e refuzojnë nevojën për të pregatitur shpirtrat e tyre për një jetë të përjetësisë së lavdishme, ata do të bëjnë shumë gabim. Kur ata nuk mund ta shikojnë të Vërtetën, ata do të shtyhen të besojnë në gënjeshtra. Gënjeshtrat, shumë shpesh, vijnë të zbukuruara si gjëra të mira. Ato maskohen si vepra të dëshirueshme, vepra të drejta, kënaqësi, dhe si alternativa ndaj asaj që është e natyrshme.
I ligu rrallë do të shihet si i tillë, sepse Satani nuk e planifikon kështu mashtrimin e tij mbi njerëzimin. Ai, i ligu, veprat e të cilit shihen brënda fjalëve, punëve dhe veprave të shpirtrave të dobët, është i kujdesshëm që kurrë të mos e shfaqi veten. Ai, përmes shpirtrave të gjorë që infekton, paraqitet si dashamirës, i këndshëm dhe gjithmonë do të shfaqi një pamje të jashtme tërheqëse. Dinak, ai do t’i tërheqi njerëzit të kryejnë vepra të liga përmes tundimit dhe ai do ta bëj këtë duke sulmuar dobësitë e tyre më të dukshme. Ndërsa ai normalisht josh me anë të shqisave, ai gjithashtu do të tërheqi ata që kërkojnë të Vërtetën në besimin e tyre. Kjo do të jetë kur ai, Satani, do t’i fusi shpirtrat në kurth ku ata do ta pranojnë të ligën sikur të jetë e mirë.
Do të jetë në një periudhë më vonë, kur ata do të ndjehen në siklet dhe të shqetësuar se do të ndjejnë se diçka është e gabuar. Por atëherë, urrejtja dhe një mospërfillje për fqinjin e tyre do të jetë shfaqur brënda shpirtrave të tyre. Pastaj, ata do të besojnë se ato veprime, që ata i fillojnë, në Emër të Hyjit, por që e fyejnë Hyjin, janë për Lavdinë e Hyjit.
Kur lufta krijohet në Emër të Hyjit, nuk është zakonisht Hyji ai që ushtritë e botës i bëjnë nderime. Kur ata vrasin kombe dhe thonë se nderojnë Hyjin, ata e largojnë veten nga Hyji dhe mbajnë anën e bishës.
Bisha po planifikon shkatërrimin e njerëzimit në dy mënyra, në këtë moment. Në rastin e parë, ai po e shkatërron jetën përmes abortit, vrasjes dhe luftës. Në rastin e dytë, ai po sulmon Kishën Time në Tokë me qëllim që të gjitha kishat, që më nderojnë Mua, Jezu Krishtin dhe Atin Tim të dashur, të shkatërrohen. Në këtë mënyrë ai do të vjedhi shpirtrat dhe do t’i pengoj ata të ndjekin të Vërtetën dhe të trashëgojnë Mbretërinë Time.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/06/lies-very-often-come-dressed-as-good-things/