Bija Ime fort e dashur, Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi. Unë Jam Krijuesi i gjithçkaje që është dhe do të jetë. Unë Jam Zotëruesi i jetës dhe i vdekjes. Askush nuk e ka autoritetin të ndërhyjë në jetën apo në vdekjen, pasi vetëm Unë, Ati juaj I Gjithpushtetshëm, mund të ndërhyj tek secila.
Kur njeriu fillon të besoj se ai është po aq i mirë, pse jo më i fuqishëm se Unë, ai do të përpiqet të më imitoj Mua. Kur njeriu kërkon të marri kontrollin mbi Krijimin Tim, ai tundohet nga Satani të mëkatoj. Kur mëkati i krenarisë e infekton shpirtin deri në këtë shkallë, njeriu do të ngrihet kundër Meje duke e shkatërruar jetën në Tokë.
Përse do të donte njeriu ta bënte këtë? Ai kërkon të marri pushtetin mbi çfarë i është dhënë falas nga Unë, kur ai e merr jetën e një fëmije në bark. Kur ai kërkon të kontrolloj popullsinë, ai do ta shkatërroj jetën para lindjes dhe do të vrasi ata që ai e ndjen se nuk duhet të vazhdojnë të jetojnë më.
Ekziston një plan, bija Ime, prej një grupi për të shkatërruar rritjen e popullsisë së botës. Dhe ky është përmes ligësisë së tmerrshme që është kryer përmes abortit. Rritja e abortit dhe futja e shpejtë e saj nëpër botë nuk është një aksident. Ajo është përhapur nëpër çdo shtet. Ato shtete që e kundërshtojnë abortin do të shtyhen mënjanë nga bisha me 10 brirë dhe do të detyrohen të fusin këtë paturpësi.
Prej Dorës Sime, Unë do të hedh një ndëshkim të rëndë mbi ato kombe që e kanë futur abortin. Ju do ta shikoni këtë të ndodhi menjëherë sa ligje të tilla të futen dhe prej ndëshkimit që Unë do të shkaktoj. Ju do ta dini se është Dora Ime, që është hedhur mbi një ligësi të tillë. Ata prej jush që mendojnë se e kanë të drejtën të marrin një jetë, ta dini se kjo e drejtë nuk ekziston. Merrni një jetë dhe ju nuk do të keni jetë. Asnjë Jetë e Përjetshme nuk do të jetë e juaja, nëse ju merrni pjesë në ndonjë veprim, që krijon ligje të tilla djallëzore. I njëjti ndëshkim do të bier mbi ata që guxojnë të justifikojnë vdekjen e vullnetshme.
Mëshira Ime është e bollëkshme dhe Unë do t’i fal ata që nuk e kuptojnë ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Por kur ju qëllimisht merrni pjesë në planin global për të shkatërruar jetë, si pjesë e një grupi satanik, ju jeni të dënuar. E ardhmja juaj është vulosur nga premtimi që ju i keni bërë bishës, dhe së shpejti, aleances suaj me antikrishtin.
Duke marrë jetën e të pafajshme dhe duke i vënë në zbatim ligje të tilla, ju hapur kundërshtoni një nga Urdhërimet e Mia më të rëndësishme – ju nuk duhet të vrisni. Kur ju planifikoni genocid të tillë mbi një bazë të tillë globale, ju po kryeni punën e djallit dhe për këtë, Unë do t’ju shkatërroj.
Unë Jam duke ju dhënë paralajmërime në fillim, dhe pastaj, nëse këto ligje djallëzore nuk janë ndërprerë, ju nuk më lini Mua asnjë zgjidhje. Toka do të dridhet me një forcë të tillë sa do t’ju përfshij. Unë do të godas çdo komb sipas madhësisë së numrit të të pafajshmëve që ata kanë vrarë. Nëse Unë nuk ndërhyj, shumë shpejt kombet tuaja do të shkatërrohen nga bisha dhe asnjë nuk do të mbetet. Unë dua që ju ta dini se mëkati e ka infektuar Tokën deri në një shkallë të tillë, sa vetëm një Dritëz e dobët ka mbetur. Ajo Dritëz është Drita e Hyjit dhe ajo është e pranishme në Birin Tim dhe në Trupin e Tij Mistik. Mëkatet tuaja vazhdojnë ta fshikullojnë Atë dhe kjo do të shtohet deri në shkallën kur Kisha e Tij do të kryqëzohet. Kur kjo të ndodhi, errësira do të bier dhe pastaj do të vij fundi.
Zemërimi Im e ka arritur kufirin.
Lutjet tuaja do të ndihmojnë në zbutjen e disa ndëshkimeve, të cilat Unë do t’i hedh mbi këtë botë mosmirnjohëse dhe mbi mëkatarë të tillë djallëzorë, por jo të gjitha, sepse këto ndëshkime duhet të ndodhin, me qëllim që Unë të mund të ndaloj këto plane t’ju shkatërrojnë ju. Nëse Unë nuk do të përpiqesha të ndaloja përhapjen e paturpësive të tilla, nuk do të kishte pendesë. As turp. As vetëdije mbi faktin se Unë, Hyji më I Larti, e krijoj jetën dhe e marr atë sipas Vullnetit Tim. Askush tjetër nuk e ka fuqinë të bëj të njëjtën.
Zemërimi Im e ka treguar vetën ndaj fëmijve të Mi nëpër shekuj, por deri tani, ju i keni mbajtur ndëshkimet, të cilat Unë tani do t’i hedh mbi ata që janë fajtor për futjen e aktit të abortit.
Ati juaj
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/29/god-the-father-i-will-strike-every-nation-according-to-the-extent-of-the-number-of-innocents-they-have-murdered/