Wednesday, 4 June 2014

Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrë nuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë

E Shtunë, 31 Maj 2014, në 08:20

Bija Ime e dashur, Dashuria Ime ndizet si një furrë për secilin nga ju. Ajo është ndezur në një masë madje edhe më të madhe për shkak të influencës së të ligut, që është shkaktuar mbi njerëzimin. Çdo lloj mashtrimi i errëson shpirtrat në këtë kohë në histori, për shkak të influencës së djallit në botë, ndërsa beteja finale për shpirtrat vazhdon.

Çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën shtatë vjeç do ta ketë të vështirë të dalloj midis të drejtës dhe të gabuarës. Shumë do t’i shpërfillin veprat e liga dhe do të thonë se janë të justifikuar të bëjnë kështu. Ata që i dinë fjalët, punët dhe veprat e liga, të mbjella brënda zemrave të tyre nga mashtruesi, sikur të jenë të mira, nuk do të ndjejnë aspak pendesë.

Çdo shpirt, pavarësisht nga besimi, rraca, ngjyra apo rrethanat e tyre, do të jenë të çorjentuar ndaj çfarë është e drejtë në Sytë e Zotit dhe çfarë deklarohet të jetë e gabuar. Dhe, ndërsa masat, të gabuara, do ta pranojnë mëkatin në çdo lloj maske, asnjë farë kënaqësie nuk do të kenë në shpirtrat e tyre ata që më tradhëtojnë Mua. Ata që nuk devijojnë nga e Vërteta e gjithçkaje që vjen nga Unë do të quhen të djallëzuar. Por kur ata kalojnë kohë në Shoqërinë Time, nuk do të merakosen, sepse Unë do të fus brënda tyre një paqe të brëndshme, e cila nuk do të lëkundet.

Unë ju premtoj të gjithëve ju, përfshi ata që janë të dobët dhe që dorëzohen ndaj gënjeshtrave të mbjella brënda tyre nga Satanai, se Unë kurrë nuk do të heq dorë për ju. Unë do t’ju tërheq; do t’ju mbush me Dashurinë Time, kurdoherë që ju më lejoni Mua t’ju tërheq drejt Meje. Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrë nuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë. Por, bëni kujdes, është shpirti juaj, që është çmimi final dhe i ligu kurrë nuk do të heqi dorë nga përpjekjet e tij për t’ju fituar.

Dashuria Ime është kaq e fuqishme sa madje dhe kur ju më tradhëtoni Mua, brënda ndërgjegjes suaj, Unë do të siguroj që ju të jeni të vetëdijshëm për gabimin tuaj. Prandaj dhe do të ndjeni një ndjenjë humbje sepse kur ajo që keni bërë në emër të drejtësisë, që ju e dini në zemrën tuaj është e gabuar – ju nuk do të ndjeni veç dëshpërim. Është atëherë kur ju duhet të më thërrisni Mua, Jezusin tuaj, me këtë Lutje për t’ju ndihmuar në orën tuaj të dëshpërimit.

Fushata e Lutjes (152) Më ndihmo në orën time të dëshpërimit

I dashur Jezus, më ndihmo në orën time të dëshpërimit.
Më çliro nga mëkati dhe hapi sytë e mi, zemrën dhe shpirtin tim ndaj mashtrimit të djallit dhe mënyrave të tij djallëzore.
Më mbush me Dashurinë Tënde kur unë ndjej urrejtje në zemrën time.
Më mbush me Paqen Tënde kur unë ndjej hidhërim.
Më mbush me Forcën Tënde kur unë jam i dobët.
Më shpëto nga burgu në të cilin gjendem, që të jem i lirë dhe i palënduar i mbajtur në Krahët e Tu të Shenjtë. Amin.

Dashuria Ime është e përjetshme. Shpirti juaj është i përjetshëm. Mbretëria Ime është e përjetshme dhe e tillë është edhe mbretëria e të ligut.

Kur ju jeni fajtorë për mëkatin e tmerrshëm, ju duhet të luftoni në çdo sekondë të vetme për ta larguar veten nga rreziku dhe të përpiqeni për të qëndruar besnikë ndaj Meje gjatë gjithë kohës. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua juve. Gjithçka që ju largon nga dashuria për njëri tjetrin nuk vjen nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: