Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 29 June 2014

Më krahasoni Mua me një nënë e cila duhet të ndahet nga fëmija e saj në lindje

E Hënë, 23 Qershor 2014, në 01:45

Bija Ime fort e dashur, Unë të sjell ty dhe të gjithë ndjekësve të Mi të dashur Bekime të mëdha sot. Zemra Ime shpërthen nga dashuria për ju të gjithë. Unë e kuptoj se udhëtimi yt për të më shërbyer Mua mund të jetë shumë i vështirë herë pas here, por Unë dëshiroj të bëj të ditur se Unë Jam duke të udhëzuar ty në çdo sekondë. Nuk ka asnjë sprovë me të cilën ti do të përballesh që nuk mund të kapërcehet. Megjithatë, nëse ti ndjehesh e pashpresë dhe e frikësuar, nuk duhet të dorëzohesh dhe kur ti beson tek Unë gjithçka do të duket më e lehtë.

Më krahasoni Mua me një nënë e cila duhet të ndahet nga fëmija e saj në lindje dhe që kurrë nuk mund ta shikoj këtë fëmij ndonjëherë gjatë jetës së saj. Nëna kurrë nuk do ta harroj at
ë fëmij dhe e kalon çdo ditë duke u djegur për trupin dhe gjakun e saj me shpresën se ajo do të ribashkohet me foshjen e saj në një periudhë. Çdo ditë ai fëmij është në mëndjen e saj; ajo lutet për mirëqënien e tij apo të saj dhe ndjen një dhimbje të përhershme, thellë brënda zemrës, për humbjen e saj. Asgjë nuk mund ta kënaqi atë ndonjëherë, deri kur ajo ta përqafoj atë fëmij edhe njëherë në krahët e saj. Ajo ka durim të madh, shpresë të madhe dhe një dëshirë të thellë për të ardhur ballë për ballë me fëmijën që ajo e nxorri nga barku i saj dhe që nuk do të merakoset për vitet ndërmjet. Gjithçka që ka rëndësi për atë është se ajo dhe fëmija e saj bëhen të plotë përsëri – njëra e ndërthurur me tjetrën.

Unë Jam si çdo prind që i është dashur të duroj dhimbje të tillë. Për Mua, pritja është shqetësuese. Por dhimbja e humbjes, si fëmija i shumë humbur i cili refuzon të kthehet tek prindi, është më e madhja nga të gjitha. Dhimbja që Unë ndjej, kur Unë Jam refuzuar nga fëmijët e Hyjit është një torturë e vazhdueshme për Mua. Unë do të bëj gjithçka për t’i tërhequr këta shpirtra në Gjirin Tim. Unë do të përdor shpirtrat e tjerë – vëllezrit dhe motrat e tyre, të cilët duan të më ngushëllojnë Mua – në përpjekjen Time për t’i zgjuar shpirtrat e tyre të përgjumur. Unë kam nevojë për ndjekësit e Mi të dashur, vëllezërit dhe motrat e këtyre fëmijve të humbur të Hyjit, të shpërndahen nëpër botë dhe të bashkojnë familjen Time.

Ne duhet të bashkohemi kundër shpirtit të errësirës, që do ta bëj pothuajse të pamundur për këta shpirtra ta kuptojnë të Vërtetën e lindjes së tyre. Këtyre njerëzve ju duhet treguar e drejta e lindjes së tyre; trashëgimia e tyre dhe Shpëtimi i tyre i Përjetshëm. Sepse koha është afër kur gjithë e Vërteta do të zbulohet. Me ndihmën tuaj, ndjekësit e Mi të dashur, ata do të vijnë tek Unë, do të kthehen në familjen Time, ku ne të gjithë do të bashkohemi, përfundimisht, në një. Ashtu si duhej të ishte.

Unë ju dua të gjithëve ju me një dashamirësi të thellë dhe Unë gëzohem kur ju përgjigjeni me dashuri në zemrën tuaj ndaj Thirrjes Sime.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/23/compare-me-to-a-mother-who-has-to-separate-from-her-child-at-birth/