Bija Ime më e dashur, Dëshira Ime është që secili prej jush t’i përgjigjet Thirrjes së Trinisë Më Të Shenjtë në këtë kohë. Fuqia e Trinisë së Bekuar është përtej ndërhyrjes së njeriut dhe me Hirin e Dashurisë Sime, Unë arrij tek njerëzimi për të deklaruar të Vërtetën.
Mos kini frikë nga Ati juaj, sepse Unë Jam i juaji dhe ju jeni të Mitë. I gjithë Pushteti është në Duart e Mia dhe Unë bëj përjashtime të mëdha me qëllim që të bashkoj botën. Shumë shpirtra janë mospërfillës ndaj Meje. Ata më shmangen Mua, e mohojnë Ekzistencën Time dhe e fyejnë Hyjninë Time duke vendosur zota të rremë, të bërë me flori të shkrirë, para Meje. Gjithçka që është bërë prej argjili do të zëvendësohet nga një ekzistencë e ripërtërirë. Asgjë në këtë Tokë nuk është e përjetshme. Gjithçka kthehet në pluhur. Gjithçka që është e përjetshme nuk është e botës suaj. Unë e krijova njeriun në Shëmbëlltyrën Time.
Unë fryva jetë dhe juve ju dha frymë dhe Jam Unë Ai që e merr atë. Gjithçka fillon dhe mbaron me Mua dhe asnjë njeri nuk mund dhe nuk do të diktoj se si Unë do t’i bashkoj fëmijët e Mi. Kjo detyrë është e Imja – jo e juaja. Planet e Mia për të shpëtuar shpirtrat – të mirët, të këqinjtë dhe të padenjët, nuk do të shkatërrohen. Do të dëmtohen, ndoshta, por kurrë nuk do të shkatërrohen, sepse gjithçka që Unë them do të bëhet dhe gjithçka që Unë dëshiroj do të kryhet.
Unë e njoh secilin prej jush, sepse keni lindur prej Dashurisë Sime. Sido që të jenë rrethanat tuaja, ato janë krijuar prej Providencës Hyjnore dhe ka një arsye për gjithçka.
Ata prej jush që nuk më njohin Mua – edhe ju jeni të Mitë gjithashtu, sepse Unë ju krijova.
Ju nuk u zhvilluat nga qëniet e gjalla. Të besoni këtë, është të mashtroni veten dhe kjo, e ngulitur në zemrat tuaja nga mashtruesi, ju shërben si një mjet për të më mohuar Mua. Duke më mohuar Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, ju mohoni Shpëtimin e Përjetshëm. Dhe duke mohuar të Vërtetën e Ekzistencës Sime, ju do ta largoni veten nga një ekzistencë e lavdisë së përjetshme.
E gjithë Mëshira është e Imja. Unë e hedh Mëshirën Time me bollëk mbi ata zemrat e të cilëve janë të pastra; të cilët kanë dashuri në shpirtrat e tyre sepse më kanë lejuar Mua të hyj tek ata. Pengesa kryesore për të marrë Jetën e Përjetshme është krenaria e njerëzimit. Krenaria është pengesa e vetme më e madhe për ta bashkuar veten me Mua. Ju mund të më njihni Mua, nëpërmjet Birit Tim; ta kuptoni Fjalën Time, por ju nuk e zbatoni çfarë ju është mësuar. Dashuria vjen nga Unë. Kur ka krenari në shpirt, dashuria vdes brënda saj dhe ajo zëvendësohet me urrejtje. Krenaria vjen nga Satani dhe është e neveritshme për Mua, ashtu si edhe e dhimbshme.
Më lejoni Mua t’ju dua duke e pranuar Fjalën Time dhe Dhuratat që Unë i dhashë botës përmes Sakrificës më të madhe të vdekjes së Birit Tim në Kryq. Unë ju dhashë jetë. Unë ju dhashë Veten Time, përmes Shfaqjes së Birit Tim. Unë e ula Veten Time, në përulësi para jush, me qëllim që ta mposhtja mëkatin e krenarisë. Unë ju mësova me anë të profetëve. Unë ju dhashë Dhuratën e vullnetit të lirë por ju e abuzuat atë për të kënaqur joshjet dhe dëshirat tuaja vetjake. Dhurata e vullnetit të lirë ka një qëllim të dyfishtë – për t’ju dhënë ju lirinë të zgjidhni, për të mos ardhur tek Unë nga frika, por prej dashurisë dhe për të mposhtur fuqinë e djallit. Është vullneti juaj i lirë që Satani e lakmon më shumë nga të gjitha dhe ai do të përdori çdo mashtrim për t’ju bërë t’ja dorëzoni atij. Kur shpirtrat e kryejnë këtë, përmes mëkatit të krenarisë, praktikave të epokës së re dhe kultin, ata bëhen skllevër të të ligut. Atëherë ai do të shfaqi, brënda shpirtrave që i dorëzojnë atij vullnetin e tyre të lirë, çdo njërën nga cilësitë e tij.
Ju do t’i njihni ata nga sjellja e tyre. Por një shënjë që vullneti i tyre i lirë i është dhënë të ligut është kur këta shpirtra vazhdimisht kërkojnë ta tallin publikisht Birin Tim, Jezu Krishtin, dhe Nënën e Tij, Virgjërën e Papërlyme Mari, Nënën e Botës. Satani i përçmon të dy ata.
Përkundrazi, nëse ju e përdorni vullnetin e lirë që Unë ju dhurova, për të mirën e shpirtit tuaj dhe që ta doni njëri tjetrin, kjo është një mjet i fuqishëm për të dobësuar fuqinë e Satanit. Por, janë ata shpirtra të cilët më japin Mua, përmes Birit Tim, Jezu Krishtit, dhuratën e vullnetit të tyre të lirë, që japin dhuratën më të fuqishme nga të gjitha. Do të jetë përmes këtyre shpirtrave që Unë do ta mposht të ligun dhe mjeti me të cilën Unë mund të shpëtoj shpirtrat e atyre që e kanë shkëputur veten plotësisht nga Unë.
Ai është Premtimi Im. Unë do të shpëtoj shpirtrat e rasteve më të pashpresë për arsye të sakrificave të atyrë që më japin Mua këtë dhuratë të vullnetit të tyre të lirë, përmes Birit Tim, Jezu Krishtit.
Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/11/god-the-father-the-power-of-the-blessed-trinity-is-beyond-the-interference-of-man-2/