Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 19 June 2014

Ju kurrë nuk duhet të adhuroni ndonjë zot tjetër, përveç Hyjit të Trinisë

E Shtunë, 14 Qershor 2014, në 12:40

Bija Ime fort e dashur, ka vetëm një Zot – Hyji Atë, Zoti Bir dhe Zoti I Shpirtit të Shenjtë – të gjithë Personat në Një. Ato nuk janë tre njësi të ndara, sepse Ne jemi Një – Hyji Atë, Krijuesi I Gjithçkaje; Zoti Bir, ashtu si Ai u shfaq të jetonte mes jush dhe Zoti I Shpirtit të Shenjtë, i dhënë njerëzimit si Dhuratë me të cilën e Vërteta i mbush zemrat tuaja me dije, jetën e re dhe Fuqinë e Dashurisë Sime.

Kur ju vinin tek Unë, ju vini tek Ati Im. Kur Shpirti I Shenjtë ju thërret, Ai vjen nga Ati. Gjithçka vjen nga Hyji. Ju kurrë nuk duhet të adhuroni ndonjë zot tjetër, përveç Hyjit të Trinisë. Por, dijeni këtë. Për të njohur Atin, ju duhet të pranoni Zotin Bir, sepse pa Mua, Jezu Krishtin, ju nuk mund ta njihni Atin.

Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij, por fëmijët e Tij nuk e duan Atë ashtu si duhet. Kjo nuk ka problem, sepse nëpërmjet Meje ata do të bëhen pjesë e Mbretërisë Sime të Re në Tokë. Pastaj vijnë ata që ndjekin të ligun dhe që, me dije, i japin atij dhuratën e vullnetit të tyre të lirë. Atëherë ata nuk do të kenë më kontroll mbi veprimet e tyre, sepse shpirtrat djall
ëzor brënda tyre do t’i përdorin ata për të rekrutuar shpirtra të tjerë të dobët. Këta shpirtra nuk e adhurojnë Hyjin – përkundrazi ata adhurojnë Satanin.

Unë ju bëj thirrje të më ndihmoni Mua të shpëtoj këta shpirtra të gjorë fatkeqë, sepse ata nuk mund ta shpëtojnë më shpirtin e tyre përmes zgjedhjes së tyre të lirë. Unë dëshiroj, që përmes lutjeve tuaja, ju të lypni për çlirimin e shpirtrave në skllavëri, që edhe ata të kthehen tek Unë.

Lutja e Kryqëzatës (157) Për shpirtrat në skllavëri:

O Jezus i dashur, çliroji ata shpirtra që janë skllevër të hyjnive të rremë dhe të Satanit. Na ndihmo ne, përmes lutjeve tona, t’iu sjellim atyre lehtësim nga dhimbja e zaptimit.

Hapi portat e burgut të tyre dhe tregoju atyre Udhën drejt Mbretërisë së Hyjit, para se të merren peng nga Satani në humnerën e Ferrit.

Ne të lutemi Ty, Jezus, t’i mbulosh këto shpirtra me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, që të kërkojnë të Vërtetën dhe ndihmoji ata të gjejnë guximin për t’i kthyer shpinën kurtheve dhe ligësive të djallit. Amen.

Problemi i ndeshur nga shpirtrat, të cilët adhurojnë zotat e rremë, është se ata e lënë veten të hapur ndaj shpirtit djall
ëzor, i cili kërkon vetëm një grimcë të vogël të vullnetit të tyre të lirë për t’i infektuar. Zotat e rremë i çojnë shpirtrat në rrezik të tmerrshëm. Rreziku më i madh që ata hasin është se ata besojnë se praktika të tilla janë normale, të shëndetshme për shpirtin dhe një mjet për të gjetur paqe dhe qetësi në jetën e tyre. Gjithçka që ata do të gjejnë është dhimbja dhe hidhërimi.

Bëni kujdes nga rreziqet e ndjekjes së kultit dhe të praktikave të epokës së re, sepse ato nuk janë nga Unë. Do të jetë vetëm duke më ndjekur Mua, Jezu Krishtin, që ju mund të keni Jetën e Përjetshme. E kundërta e jetës është vdekja. Vdekja e trupit nuk do të thotë fundi i ekzistëncës suaj. Ekzistenca juaj është përjetësisht. Jeta e Përjetshme vjen vetëm përmes Meje. Vdekja e përjetshme vjen nga Satani.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/14/you-must-never-worship-any-other-god-but-the-triune-god/