Kerko Mesazhet ketu

Friday 6 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Kjo Dhuratë e Mbrojtjes për fëmijët është urdhëruar nga Ati im i dashur

E Shtunë, 31 Maj 2014, në 16:20

Bija ime e dashur, unë dëshiroj t’i bëj thirrje prindërve të fëmijve dhe të të rinjve, në gjithë botën, t’i përkushtojn
ë ata tek Zemra ime e Papërlyme.

Biri im i Shtrenjtë, Jezu Krishti, dëshiron që unë ta bëj këtë, pasi Ai do t’i mbuloj ata me Gjakun e Tij të Çmuar dhe kështu t’i ruaj ata. Ai kërkon nga ju, fëmij të dashur, ta bëni këtë sepse Ai do të dhuroj Hire të mëdha mbi ata. 

Kjo Dhuratë e Mbrojtjes për fëmijët është urdhëruar nga Ati im i dashur. Përmes Birit të Tij, Jezu Krishtit, Ai premton Hire të mëdha dhe ata fëmijë që janë paraqitur tek unë do të mbrohen nga influenca e shpirtit djallëzor.

Biri im do të bëj gjithçka që kërkohet për t’i bashkuar të gjitha familjet në Parajsën e Tij të Re dhe duke i p
ërkushtuar fëmijët tuaj tek unë, Nëna e Shpëtimit, Mbrojtja e madhe do t’i jepet çdo familje emrat e fëmijve të cilët më janë ofruar mua.

Dashuria ime për fëmijët e Hyjit është shumë e veçantë, sepse unë jam Nëna e të gjithë fëmijve të Hyjit. Do të jetë përmes meje, Nënës së Shpëtimit, që shpirtrat e p
ërkushtuar tek unë, do të shpëtohen pëmes Mëshirës së Birit tim. Këta shpirtra nuk do të tundohen nga mashtruesi, që do të shfaqet në botë nga antikrishti.

Ju duhet ta recitoni këtë Lutje një herë në javë, para fotografisë sime, Nënës suaj të dashur, dhe ta bekoni veten me Ujë të Bekuar para se ta recitoni atë.

Lutja e Kryqëzatës (153) Dhurata e Mbrojtjes për fëmijët

O Nëna e Hyjit, Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj t’i shenjtërosh shpirtrat e këtyre fëmijëve (renditini ata këtu ...) dhe t'i paraqesësh ata tek Biri yt i dashur.

Lutu që Jezusi, përmes Pushtetit të Gjakut të Tij të Çmuar, t'i mbulojë dhe t'i mbrojë këto shpirtra të vegjël me çdo lloj mbrojtje nga i ligu.

Unë të kërkoj ty, Nënë e dashur, që ta mbrosh familjen time në kohët e vështirësive të mëdha dhe 
që Biri yt ta konsiderojë favorshëm 
kërkesën time për ta bashkuar në një 
familjen time me Krishtin 
dhe të na dhurojë Shpëtimin e Përjetshëm. 
Amen.

Shkoni dhe të jeni mirënjohës për Dashurinë që Hyji e ka për fëmijët e Tij. Mëshirë e madhe dhe Bekime do të përcaktohen për çdo fëmij apo të ri emrin e të cilit ju e paraqesni tek unë për t’u shenjtëruar tek Biri im.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/31/mother-of-salvation-this-gift-of-protection-for-children-has-been-commanded-by-my-beloved-father/