Wednesday, 25 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Këto Mbrekulli do të ndodhin në një periudhë prej tre vjetësh

E Enjte, 19 Qershor 2014, në 13:48

Bija ime, Mbrekullitë e urdhëruara nga Ati im I Përjetshëm do të bëhen të njohura së shpejti në të gjitha pjesët e Tokës. Këto Mbrekulli do të kundërshtojnë gjithë arsyen njerëzore, njohurinë dhe eksperiencën shkencore. Toka, djelli dhe hëna do të reagojnë duke shfaqur spektakle shumë të pazakonta dhe shumë do ta dinë se ato mund të jenë bërë të mundshme vetëm nga Dora e Zotit. Këto Mbrekulli do të ndodhin në një periudhë prej tre vjetësh dhe ato do të ndodhin për një arsye. Ato janë për të ndihmuar për ndezjen e besimit të njerëzimit që ata ta kuptojnë se gjithçka është e kontrolluar nga Dora e Zotit.

Kur veprat dhe punët e këqija janë kryer nga njeriu, ato mund të ndalohen nga Zoti. Beteja midis të ligut dhe Zotit është e vështirë për t’u kuptuar nga njerëzit. Kur padrejtësitë ndodhin, ato lejohen për arsye të ndryshme, por qëllimi kryesor vjen nga nevoja për pastrim. Kjo mund të duket e padrejtë, por kjo nuk është për t’u kuptuar nga njeriu, deri kur t’ju jepet Dhurata e Njohurisë, e cila vjen nga Shpirti I Shenjtë. Kur shpirtrat janë pastruar atëherë ata fillojnë ta kuptojnë mënyrën se si punon Zoti për t’i sjellë fëmijët e Tij në një gjëndje ku ata mund ta njohin Atë.

Mbrekullitë për të cilat unë flas do të përfshijnë Veprat e mëdha të Zotit, të cilat do të përfshijnë tragjeditë që do të shmangen dhe që duken të jenë të pamundura nga pikpamja shkencore. Ato do të përfshijnë gjithashtu shenja të mëdha në qiell; lëvizjen e Tokës dhe ngjyrat e shoqëruara me natyrën.

Vetë përfshirja ime me këto Mbrekulli do të duket përmes shenjave që unë do të vendos tek vëndet e shfaqjeve të mia nëpër botë. Mos ju trëmbni këtyre Mbrekullive, sepse ato janë një Dhuratë nga Zoti. Të jeni mirënjohës për Mëshirën e Tij, sepse nuk ka asnjë detyrë tepër të madhe që Ai nuk do ta ndërrmarrë për të siguruar që rraca njerëzore të mund të zgjohet për ta pranuar Atë. Ky është Vullneti I Zotit, sepse Ai e do secilin prej jush.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: