Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 26 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Për t’i shërbyer me të vërtetë Birit tim, ju duhet ta doni Atë në fillim. Për ta dashur Birin tim ju duhet ta njihni Atë në fillim

E Shtunë, 21 Qershor 2014, në 15:40

Bija ime e dashur, vetë jeta ime në Tokë u jetua përmes Birit tim, Jezu Krishtit. Shpirti im u krijua në Qiell nga Ati im, Hyji Më I Larti, dhe lindja ime ishte një Dhuratë e jashtëzakonshme për njerëzimin. Unë u dërgova nga Hyji me qëllimin e vetëm për të sjellë në botë Mesian e shumë-pritur. Lindja e Birit tim ishte e Mrekullueshme dhe që nga momenti që Ai mori Frymën e Tij të parë dëshira ime e vetme ishte që t’i shërbeja çdo nevoje të Tij.

Unë e adhuroja Birin tim dhe e trajtoja Atë me nderim të madh. Karakteri i Tij i bukur Hyjnor u bë shpejt i dukshëm brënda tre muajve të lindjes së Tij. Buzëqeshja e Tij ishte rrezatuese dhe madje si i ri që Ai ishte; Sytë e Tij ngjyrë blu depërtues kishin një thellësi dhe pjekuri të jashtëzakonshme. Unë e dija se isha atje për t’i shërbyer Atij në çdo mënyrë, por Ai më tregoi mua Dashuri të madhe në një moshë fare të hershme. Kjo Dashuri nuk ishte thjeshtë dashuria që një fëmij e ka për nënën e tij – ajo ishte shumë më e madhe se kjo. Ai më qetësonte mua; ma ledhatonte fytyrën kur unë shqetësohesha për rreziqet, që ne, dhe bashkëshorti im, Shën Jozefi, do të na duhej të kalonim.

Pas eksodid për në Egjipt, unë e pata të vështirë të qetësohesha dhe qëndroja vigjëlent ndaj çdo kërcënimi të mundshëm apo rreziku, gjë që do të thoshte se unë flija pak orë gjatë natës. Madje para se Biri im ta shfaqte Veten e Tij, ishte shumë e qartë për mua rreziqet me të cilat Ai do të përballej në të ardhmen. Duart e Tij, gjithmonë zgjateshin ndaj njerëzve në dashuri dhe miqësi. Si një djalosh, ai tërhoqi shumë, edhe pse ata nuk e kishin idenë se Kush Ai ishte. Ai gjithashtu tërhoqi kritika të panevojshme nga miqtë dhe njerëzit që Ai i njihte. Ai ngacmohej dhe tallej dhe unë lëndohesha gjithashtu nga shumë. Prania e Hyjit tërhoqi të mirët si dhe ata me shpirtrat e errët në familjen tonë të vogël që nga dita që Biri im u lind. Dashuria ime për Atë ishte shumë e fuqishme. Unë e doja Atë për Kush Ai ishte, por unë gjithashtu e doja Atë si një Nënë dhe kjo dashuri vazhdon deri në këtë ditë.

Unë isha tepër mbrojtëse ndaj Birit tim dhe kur unë e humba Atë në udhëtimin e kthimit nga Jeruzalemi unë u trëmba. Ndjenja e humbjes u ndje në çdo pjesë timen dhe nuk mund të pushoja deri sa ta gjeja Atë. Në atë ditë, kur unë e gjeta Atë duke folur dhe duke predikuar tek të moshurit në Tempull, unë e kuptova se që nga ajo ditë e tutje unë duhej vetëm t’i shërbeja Atij dhe t’i bindesha çdo Dëshire të Tij.

Për t’i shërbyer me të vërtetë Birit tim, ju duhet ta doni Atë në fillim. Për ta dashur Birin tim, ju duhet ta njihni Atë në fillim. Ta njihni Birin tim do të thotë ta studjoni Fjalën e Tij dhe ta kuptoni çfarë Ai ju tregoi dishepujve të Tij gjatë Kohës së Tij në Tokë. Është vetëm përmes Fjalës së Tij që ju mund ta njihni Jezu Krishtin. Nëse ju e pranoni Fjalën e Tij të Shenjtë, atëherë ju mund t’i shërbeni Atij. Ju nuk mund t’i shërbeni Atij nëse nuk e nderoni Fjalën e Tij apo të bëni gjithçka që Ai ju ka mësuar. Bindja ndaj Fjalës së Hyjit është kryesore nëse dëshironi të jetoni si i Krishterë i vërtetë. Nëse ju e predikoni Fjalën e Tij atëherë ju duhet të praktikoni çfarë Biri im predikoi – ta doni njëri tjetrin, t’u bëni të tjerëve çfarë ju do të prisnit të bëhej ndaj jush; ta nderoni Hyjin, përmes Sakramenteve të Shenjta, ashtu si Ai ju mësoi.

Ju kurrë nuk duhet t’i urdhëroni Hyjit dëshirën tuaj për ta ndryshuar Fjalën e Tij, sepse ju nuk e keni këtë të drejtë. Përulja ndaj Birit tim mund të arrihet vetëm nëse qëndroni të bindur ndaj Mësimeve të Tij. Shkoni në paqe për ta dashur dhe për t’i shërbyer Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/21/mother-of-salvation-to-serve-my-son-truly-you-must-love-him-first-to-love-my-son-you-must-know-him-first/