Bija Ime fort e dashur, për ata mes jush që nuk dëshirojnë që Unë të komunikoj me ty, atëherë ta dinë këtë. Vullneti juaj i lirë do të thotë se ju jeni të lirë të zgjidhni nëse e pranoni apo jo çfarë Unë them dhe çfarë Unë dëshiroj. Nëse të besoni apo të mos besoni – kjo është zgjedhja juaj dhe, çfarë do që ju vendosni, Unë kurrë nuk do t’ju Gjykoj për shkak të kësaj.
Por ju kurrë nuk duhet t’i gjykoni të tjerët në Emrin Tim. Me këtë Unë dua të them të gjykoni ata që më refuzojnë Mua, si dhe ata që e pranojnë Ndërhyrjen Time. Asnjë mes jush nuk e ka të drejtën të deklaroj një person tjetër të jetë djallëzor apo fajtor për keqbërje. Ata prej jush që gjykojnë ashpër – ata njerëz që ju besoni ta kenë gabim, të jenë fajtor për keqbërje apo herezi – nuk e kanë këtë të drejtë. Ju duhet të qëndroni në heshtje dhe të luteni për ata që ju besoni të jenë të lënduar.
Vetëm Unë, Jezu Krishti, e kam Fuqinë ta Gjykoj njerëzimin.
Kur ju poshtëroni një person tjetër në Emrin Tim të Shenjtë, ju jeni fajtor për mëkatin dhe Unë do ta mbaj këtë kundër jush. Kur ju i lëndoni të tjerët me gjuhën tuaj, Unë do t’ju hesht. Kur ju dëmtoni emrin e një personi tjetër, vetë emri juaj do të vihet në pyetje nga të tjerët. Hipokrizia më shkakton Mua neveri dhe kur ju jeni fajtor për shpifje, e kryer kjo në Emrin Tim, atëherë ju sillni një turp të madh, jo vetëm mbi veten tuaj, por edhe mbi Emrin Tim të Shenjtë.
Çdo njeri që shkakton dhimbje mbi një person tjetër dhe e pohon hapur se flet në Emrin e Hyjit, mashtron vetëm veten e tij. Ata që ndëshkojnë të tjerët dhe thonë se janë thjeshtë duke zbatuar urdhërat e tyre, për arsye të dedikimit dhe përkushtimit të tyre ndaj Hyjit, nuk janë nga Unë. Turp të keni, sepse ju nuk më njihni Mua. Dhe ndërsa ju luftoni ndërmes jush – të Krishterë kundër të Krishterë – paganët mes jush janë duke e zabtuar Kishën Time. Armiku punon me shumë zgjuarsi. Plani i tij dinak është të krijoj grindje nga brënda Kishës Sime dhe ndërsa besnikëria e vërtetë ndaj Meje dobësohet, dyert janë hapur për të lejuar paganët t’i njollosin Kishat e Mia dhe Eukaristinë e Shenjtë.
Turp mbi ata prej jush që e dinë të Vërtetën – Fjalën Time të Shenjtë të dhënë juve në Shkrimet më të Shenjta. Çdo sakrificë u krye për ju; profetët e Hyjit të dërguar tek ju u dhunuan, u persekutuan dhe u vranë; vizionarët, lajmëtarët dhe shenjtorët – të gjithë u nderuan, vetëm pas vdekjes së tyre, por u fshikulluan nga ju kur ata përçonin Fjalën Time dhe më pas Vetë Sakrifica Ime – kur ju më kryqëzuat Mua.
Tani çfarë bëni ju?
Ju i lejoni ata që adhurojnë zota të rremë t’i bëjnë atyre nderime mbi Altarët e Mi, të cilat janë për të më nderuar Mua. A do t’ju lejonin juve këta paganë të bëni të njëjtën në tempujt e tyre?
Historia po përsëritet. Paganët e morën Kishën e Atit Tim dhe ata u flakën tutje. Kur ju e njollosni Kishën Time dhe Trupin Tim, ju nuk jeni më të denjë të më shërbeni Mua dhe Unë do të flak tutje çdo shërbëtor të shenjtë Timin i cili më tradhëton Mua në këtë mënyrë. Mëkatet tuaja janë më të zeza se të atyre që ju i shërbeni në Emrin Tim, sepse ju do të mbartni me vete shpirtrat që ju i largoni nga Unë. Është koha për ju të zgjidhni. Ju ose më pranoni Mua, Jezu Krishtin, ashtu si Unë Jam dhe jo çfarë ju doni që Unë të jem ose më mohoni Mua. Nuk ka rrugë të mesme.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/16/the-doors-have-been-opened-to-allow-the-heathen-to-desecrate-my-church/