Kerko Mesazhet ketu

Friday, 6 June 2014

Unë i premtova Atit Tim se Unë do të ndjek çdo shpirt për të cilin Unë sakrifikova Jetën Time. Dhe Unë do ta bëj këtë

E Martë, 3 Qershor 2014, në 18:22

Bija Ime fort e dashur, është Qëllimi Im të sjell kthimin në besim tek çdo shtet në botë dhe ta bëj këtë shpejt. Dashuria Ime për të gjithë ju është kaq e madhe sa, madje në rastet kur paqartësia mbretëron në zemrat e atyre që nuk më njohin Mua, Unë do të ndërhyj në mënyra, që janë të panjohura nga njerëzimi deri tani.

Paqja Ime do t’i jepet çdo shpirti që e shikon Dritën e të Vërtetës. Dashuria Ime do t’i sjelli atyre një qetësi të shpirtit, të cilën shpirtra të tillë kurrë nuk e kanë njohur në të vërtetë. Shpirti i të Vërtetës do të jetë Dhurata Ime për botën dhe për njerëzimin, që nuk më pranojnë Mua. Vetëm atëherë, njeriu mund të jetë i hapur ndaj Ndërhyrjes Hyjnore, e cila është sipas Urdhërit të Atit Tim të dashur, me qëllim që Ai të mund të përqafoj secilin nga fëmijët e Tij.

Dashuria e Hyjit shpejt do të dëshmohet nga shpirtrat e shkretë – shpirtrat që mbeten vendosmërisht të mbyllur ndaj influencës së Shpirtit të Shenjtë. Flaka e Shpirtit të Shenjtë, si një shpatë, do t’i përshkoj zemrat e tyre dhe do të hedhi mbi ato një kuptim të brëndshëm se sa i shtrenjtë është çdo shpirt në Sytë e Hyjit.

Shpirti i të Vërtetës do t’i zgjoj shpirtrat e atyre që më mohojnë Mua, që hedhin baltë mbi ata që besojnë tek Unë, dhe ata që besojnë në pathyeshmërinë e tyre. Ajo do të preki zemrat e kryelartëve, krenarëve, arrogantëve, si dhe të paditurve, mëkatarëve të ngurtësuar që kanë urrejtje në zemrat e tyre, si dhe të ultëve.

Askush nuk do të përjashtohet nga kjo Mrekulli e madhe. Unë i premtova Atit Tim se Unë do të ndjek çdo shpirt për të cilin Unë sakrifikova Jetën Time. Dhe Unë do ta bëj k
ëtë. Sepse për çfarë të mire ishte vdekja Ime nëse do të thoshte se as edhe një mëkatar nuk mund të shpëtohej?

Unë vij së shpejti për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Shpëtimin Tim. Gëzohuni, sepse Koha Ime është afër.

Shkoni, ndjekësit e Mi të dashur, dhe qëndroni në dashuri, shpresë dhe pritje për Mëshirën Time të Madhe.

Unë do ta përmbush Premtimin Tim tek secili prej jush dhe ju do të vilni shpërblimet e Mbretërisë Sime nëse ju do ta pranoni, me përulësi, derdhjen Time të madhe të Dashurisë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/03/i-promised-my-father-that-i-would-pursue-every-soul-for-whom-i-sacrificed-my-life-and-i-will/