Thursday, 12 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë i kërkoj atyre që i ndjekin këto Mesazhe të luten për këtë Mision

E Djelë, 8 Qershor 2014, në 14:45

Bija ime, unë i kërkoj atyre që i ndjekin këto Mesazhe të luten për këtë Mision. Lutjet tuaja kërkohen me qëllim që kjo Punë të mbrohet nga të gjitha kurthet djallëzore dhe veprat e të ligut, nëpërmjet atyre që i shërbejnë dhe e nderojnë atë. Kurrë më parë Lutjet tuaja nuk janë dashur sa janë tani në këtë kohë. Puna e të ligut kundër Misionit të Shpëtimit është intensive dhe urrejtja e tij është rritur. Nëse ju nuk i kërkoni Zotit ta dobësoj urrejtjen dhe influencën e tij mbi njerëzimin, veprat e tij do të përparojnë dhe do të shkatërrojnë shpirtra, shpresa e vetme e të cilëve për shpëtim do të jetë përmes Dhuratave, që Zoti i jep fëmijve të Tij.

Unë ju kërkoj, fëmij të dashur, të luteni për të gjithë ata që e përkushtojnë jetën e tyre ndaj Thirrjes së Zotit dhe për këtë Mision. Kjo Lutje është për t’u thënë për të gjithë profetët e Zotit, vizionarët dhe shërbëtorët e shenjtë, që të vazhdojnë t’i shërbejnë Atij ndërsa Ai përmbush Besëlidhjen Finale.

Fushata e Lutjes (155) Për Mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit:

O Nëna më e dashur e Shpëtimit, dëgjoje thirrjen tonë për mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit dhe për mbrojtjen e fëmijve të Zotit. Ne lutemi për ata që e kundërshtojnë Vullnetin e Zotit në këtë moment të madh në histori. Ne kërkojnë që t’i mbrosh të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes tënde dhe Fjalës së Zotit, për të shpëtuar këdo nga armiqtë e Zotit. Të lutemi të ndihmosh në çlirimin e atyre shpirtrave, që bien pre e mashtrimit të djallit dhe hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës.

O Nëna e Shpëtimit, ndihmona ne mëkatarët e gjorë të bëhemi të denjë, të marrin Hirin e këmbnguljes në kohën tonë të mundimit në Emrin e Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit.

Mbroje këtë Mision nga e keqja. Mbroji fëmijët e tu nga persekutimi. Mbulona të gjithëve ne me Mantelin tënd Më Të Shenjtë dhe na dhuro Hirin e ruajtjes së besimit tonë, sa herë që ne konfrontohemi që flasim të Vërtetën, për njoftimin e Fjalës së Shenjtë të Zotit, për ditët tona të mbetura që sot e kurdoherë. Amin.

Fëmijët e mi të dashur, ju duhet t’i paraqesni Lutjet tuaj çdo ditë tek Biri im, për mbrojtjen e këtij Misioni kundër urrejtjes së Satanait. Kur ju e bëni këtë, çdo Bekim do t’ju jepet. Për ata që kanë mundësi, ju lutem të ofroni Mesha, sa shpesh të mundeni, për profeten e Zotit Maria e Mëshirës Hyjnore dhe për të gjithë shërbëtorët e Zotit, që nëpërmjet Mëshirës së Zotit, të gjithë shpirtrat të bashkohen me Atë në Mbretërinë e Tij, përgjithmonë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: