Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 3 June 2014

Ju do të jeni po aq fajtor sa dhe ata që ishin përgjegjës për dorëzimin Tim tek egzekutuesit e Mi

E Mërkurë, 28 Maj 2014, në 08:40

Bija Ime fort e dashur, Premtimi Im për të ardhur përsëri do të përmbushet. Asgjë nuk mund ta pengoj Ardhjen Time të Dytë, por prapë ata që më njohin se Kush Jam Unë dhe që punojnë për kundërshtarët e Mi me zemër të hapur dhe të gatshme besojnë se ata mund të shkatërrojnë shpirtra para kësaj Dite të Madhe.

Kundërshtarët e Mi, ta dini këtë. Unë ju njoh ju. Unë mund t’i shikoj shpirtrat tuaj. Unë mund ta shikoj se çfarë ligësie banon brënda zemrave tuaja. Unë mund të shikoj gjithashtu edhe të mirën, që ndodhet për krah saj brënda jush. Më dëgjoni Mua, ndërsa Unë ju zbuloj të Vërtetën e çfarë ka për të ardhur.

Nëse ju më doni Mua, do të inkurajoheni të mos e bëni këtë.

Nëse ju besoni në Mesimet e Mia, do t’ju kërkohet të besoni në një alternativë të re të rreme.

Nëse ju besoni se Unë Jam duke komunikuar me ju, përmes këtyre Mesazheve, ju do të bindeni nga i ligu se këto Fjalë nuk vijnë nga Unë. Prandaj, ju do të tundoheni të më tradhëtoni Mua dhe ju do ta bëni këtë duke persekutuar shërbëtorët e Mi, të cilët e mbështesin këtë Mision. Ju do të bëheni tradhëtarët e këtij Misioni dhe, si të tillë, ju do të jeni po aq fajtor sa edhe ata që ishin përgjegjës për dorëzimin Tim tek egzekutuesit e Mi.

Nëse ju nuk më dëgjoni Mua, atëherë kjo varet nga ju dhe Unë nuk do t’ju mbaj përgjegjës, sepse Unë kurrë nuk do ta detyroj Vullnetin Tim mbi ju. Është më mirë për ju të më shpërfillni Mua dhe të ndiqni Mësimet e Mia, sesa të shkaktoni vuajtje mbi të tjerët.

Tani që Plani Im për të shpëtuar miliarda shpirtra ka filluar, dijeni se Unë do të ngrihem mbi vullnetin e njerëzve që më kundërshtojnë Mua. Asgjë – asnjë fjalë – asnjë veprim – asnjë punë – asnjë ligësi e ndonjë lloji - nuk mund të më ndalojnë Mua në përpjekjen Time për të shpëtuar njerëzimin. Ata që pengojnë udhën e Hyjit do të jenë të pafuqishëm dhe, në fund, do të shtrihen me fytyrë përtokë të dëshpëruar para Meje në Ditën që Unë vij për të gjykuar.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/28/you-will-be-just-as-guilty-as-those-who-were-responsible-for-handing-me-over-to-my-executioners/