Fëmijët e mi të dashur, shpëtimi mund të dhurohet nga Biri im, Jezu Krishti, vetëm tek shpirtrat që e pranojnë Mëshirën e Tij Hyjnore.
Megjithatë, Medalja e Shpëtimit është një Dhuratë e jashtëzakonshme nga Qielli e dhënë botës prej Dashurisë së madhe që Biri im ka për të gjithë fëmijët e Hyjit. Përmes fuqisë që më është dhënë mua, sipas urdhërit të Atit tim të Përjetshëm, kjo Medalje do të jetë përgjegjëse për shpëtimin e miliarda shpirtrave. Kjo është bërë e mundur sepse kur një shpirt e pranon këtë Medalje me një zemër të hapur, ajo do të çoj në kthimin në besim.
Roli im si Bashkë-Shpëtimtare, duke ndihmuar Birin tim në planin e Tij të madh për të bashkuar gjithsecilin dhe për t’ju sjellë atyre Jetën e Përjetshme, është vendosur. Si Nëna e Shpëtimit, e gjithë fuqia që më është caktuar mua për t’i shtypur kokën gjarpërit do të thotë se fuqia e tij do të dobësohet shpejt. Prandaj dhe ai, i ligu, e përçmon këtë Medalje dhe ai do të përdori çdo shpirt që ai infekton, të bërtasin me të shara dhe ta luftoj atë.
Ju duhet ta shpërfillni shpirtin djallëzor gjatë gjithë kohës dhe të luteni tek unë, Nëna juaj e dashur, në këtë ditë të veçantë, në vitet që vijnë, për Hire të veçanta. Unë e deklaroj këtë ditë, 4 Qershor 2014, si Ditën e Festës së Nënës së Shpëtimit. Në këtë ditë, kur ju ta recitoni këtë lutje, unë do të ndërhyj në emër të gjithë shpirtrave për Dhuratën e Shpëtimit, sidomos për ata që janë në errësirën e madhe shpirtërore të shpirtit.
Lutja e Kryqëzatës (154) Lutja për Ditën e Festës së Nënës së Shpëtimit
O Nëna e Shpëtimit, unë i vendos sot para teje në këtë ditë, 4 Qershor, Dita e Festës së Nënës së Shpëtimit, shpirtrat e mëposhtëm: (emërojini emrat ...)
Të lutem më jep mua dhe të gjithë atyre që të nderojnë ty, Nënë e dashur, dhe që e shpërndajnë Medaljen e Shpëtimit, çdo mbrojtje nga i ligu dhe nga të gjithë ata që e refuzojnë Mëshirën e Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe të gjitha Dhuratat që Ai i fal njerëzimit.
Lutu, Nënë e dashur, që të gjithë shpirtrave t’iu jepet Dhurata e Shpëtimit të Përjetshëm. Amen.
Fëmijë, kujtoni çfarë unë ju kam thënë, gjithmonë të më thërrisni mua, Nënën tuaj, për t’ju ardhur në ndihmë në kohët e nevojës së madhe. Unë gjithmonë do të ndërhyj, në emrin tuaj, për t’ju sjellë paqe dhe ngushëllim gjatë gjithë kohës në përpjekjen tuaj për t’u afruar me Birin tim.
Sot, Dita e Festës së Nënës së Shpëtimit, do të jetë dita e fundit akorduar për mua, Nënën e Hyjit. Gëzoni sepse të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët bashkohen në këtë kohë, për arsye të shpirtrave që do të jenë tani të mbrojtur nga i ligu dhe fati i të cilëve do të jetë me Birin tim.
Nëna juaj e Dashur
Nënë e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/04/mother-of-salvation-the-feast-day-of-the-mother-of-salvation-will-be-the-last-day-accorded-to-me-the-mother-of-god/