Monday, 14 March 2016

Epoka e shumicës së profetëve të rremë të dërguar nga Satani

E Shtunë, 8 Tetor 2011, në 16:20
Bija Ime fort e dashur, ndërsa vizionarët e Mi të vërtetë ecin përpara në botë, po ashtu do të bëjnë edhe vizionarët e rremë. Ju do t’i njihni ata duke i analizuar me kujdes mesazhet e tyre për botën. Sepse diku brenda tyre, ju do të shihni se Mësimet e Mia dhe e Vërteta e përmbajtur në Biblën Më të Shenjtë janë ndryshuar. Kaq të holla janë këto gënjeshtra, saqë vetëm ata me njohuri të vërtetë të Shkrimit të Shenjtë do të jenë në gjendje t’i dallojnë ato.
Bëni kujdes nga ndonjë urrejtje, që vizionarë të tillë krijojnë mes ndjekësve të tyre, kur ata luftojnë, përçajnë dhe ndajnë familje. Kultet që krijohen nga puna e vizionarëve të tillë tani do të dalin në botë për të shkaktuar çorientim dhe ankth mes besimtarëve.
Kudo që përmbahet Fjala Ime e Shenjtë ju do të gjeni Dashuri. Mesazhet e Mia mbjellin dashuri dhe harmoni dhe nuk do të mbesin pa ndikuar në shpirtin tuaj. Mesazhet e Mia gjithmonë do të flasin të Vërtetën dhe ndërsa të ashpra dhe të frikshme herë pas here, ato po ju jepen ju, fëmijët e Mi, prej Dashurisë.
Vizionarët e rremë do të japin mesazhe që nuk janë të lehta për t’u lexuar apo për t’u kuptuar. Në pamje të parë, ato do të japin autoritet dhe do të krijojnë një ndjenjë dashurie. Megjithatë, ato nuk do t’ju sjellin paqen e shpirtit. Vizionarë të tillë, shumë prej të cilëve, nuk janë nga Hyji, joshin në fillim, pastaj kontrollojnë, deri kur përfundimisht ju fundosin në një shtrat gënjeshtrash dhe mashtrimesh.
Satani dhe ushtria e tij do t’i influencojnë vizionarë dhe lajmëtarë të tillë të rremë. Ai madje mund të sulmojë vizionarë të vërtetë kur ai i inkurajon ata që të largohen nga Unë të çorientuar. Unë ju bëj thirrje, fëmijë, që të bëni kujdes gjatë gjithë kohës.
I kundërshtoni mesazhet, që bien në kundërshtim me Mësimet e Mia në çfarëdo lloj mënyre, sepse atëherë mund të jeni të sigurt se ato janë të rreme.
Unë flas vetëm përmes një numri të zgjedhur vizionarësh dhe lajmëtarësh të vërtetë në botë sot. Ata janë më pak se 20 dhe më pak nga sa ju mendoni. Secilit prej tyre i është dhënë një rol i ndryshëm, por Zëri Im dhe udhëzimet e Mia do të kenë një ngjashmëri, që ju do ta vini re. Do të ketë një qëllim në mesazhet e tyre, të gjitha të krijuara për të inkurajuar veprim nga ana juaj për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.
Çdo lloj veprimi i inkurajuar prej atyre që e quajnë veten vizionarë dhe lajmëtarë, i cili duket i çuditshëm, apo që i inkurajon ndjekësit e tyre të ndërmarrin veprime, që nuk përfshijnë dashurinë për fqinjin tuaj, dhe ju atëherë kthejani shpinën.
Dëgjoni tani, sepse kjo është epoka e profetit të rremë, i cili do ta shfaqë veten në botë së shpejti. Po ashtu është epoka e shumicës së profetëve të rremë të dërguar nga mashtruesi në botë për të shkaktuar çorientim dhe errësirë në shpirt.
Jezusi juaj i dashur