Wednesday, 2 March 2016

Virgjëra Mari: Mashtruesi po përgatitet gjithashtu për Paralajmërimin

E Shtunë, 1 Tetor 2011, në 20:30
Fëmija Im, lutu për të gjithë ata shpirtra që e kanë refuzuar Birin tim dhe që janë krenarë për këtë fakt.
Koha po afron ndërsa Biri im përpiqet edhe një herë ta shpëtojë botën nga mallkimi. Është e rëndësishme, bija ime, që ti të vazhdosh të jesh e bindur në të gjitha gjërat që kërkohen prej teje nga Biri im i shtrenjtë.
Ai vuan dhe dëshiron t’ju shpëtojë të gjithëve nga mbërthimi i mashtruesit. Ai, mashtruesi, po përgatitet për Paralajmërimin. Ndërsa Biri im me Mëshirën e Tij do të fillojë t’i shpëtojë shpirtrat e të gjithëve, ai, mashtruesi, do të përpiqet t’i bindë ata se Paralajmërimi ishte një iluzion.
Satani duhet të pengohet për të mos i rrëmbyer ata shpirtra që nuk dyshojnë. Mbajini ata në të gjitha lutjet tuaja, sepse këta janë ata që kanë më shumë nevojë për lutjet tuaja.  
Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Qiellit