Kerko Mesazhet ketu

Sunday 27 March 2016

Unë dëshiroj të formoj një Ushtri të Grupeve të Lutjes

E Diel, 23 Tetor 2011, në 19:15 

Bija Ime fort e dashur, duhet të bëhet e ditur se Unë dëshiroj të formoj një ushtri të Grupeve të Lutjes nëpër botë. Unë do t’ju pajis ju, ushtria Ime, me Lutjet që do të duhen të recitohen për të shpëtuar shpirtrat. 
Këto Grupe Lutjesh do të zgjerohen dhe brenda radhëve të tyre do të ngrihet një ushtri e vërtetë e ndjekësve të devotshëm për të sjellë të Vërtetën e Premtimit Tim Hyjnor të Shpëtimit për të gjithë. 

Këto Grupe do të formojnë ushtrinë ashtu si është urdhëruar nga Ati Im i dashur, e cila do të mposhtë errësirën e keqe të shkaktuar nga Satani dhe besimtarët dhe ndjekësit e tij.
 
Po, bija Ime, edhe pse e vështirë për t’u kuptuar, por ka shumë njerëz që, jo vetëm e pranojnë Satanin, por që ia kushtojnë besnikërinë atij. Ka shumë shpirtra në errësirë të cilët i bëjnë nderime dhe e adhurojnë mbretin e errësirës. Shumë kisha, të fshehura nga sytë e fëmijëve të Mi të Dritës, janë ngritur në nderim të Satanit. Ata përulen para tij, mbajnë mesha të zeza dhe më fyejnë Mua me çdo lloj blasfemie dhe fyerjeje, që do t’ju trondiste dhe do t’ju shkaktonte neveri. 

Numri i tyre po rritet dhe shumë nga ndjekësit e dedikuar dhe të përkushtuar të Satanit punojnë në pozicione shumë të larta e të respektueshme në biznes, banka dhe qarqe politike. Ata janë të bashkuar në një në kundërshtim me Hyjin, Atin Tim të Përjetshëm, me dijeni të plotë se çfarë janë duke bërë. 

Ashtu si Satani e urren njerëzimin, sepse qe krijuar nga Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave, edhe këta përkrahës satanikë e urrejnë njerëzimin. Urrejtja që ata ndjejnë është kaq e thellë sa ata do të përpiqen të formojnë një ushtri elitare për të shkatërruar miliona jetë mbi Tokë. Në kërkimet e tyre për pushtet dhe pasuri, ata do të synojnë që të hapin rrugën për nevojat e tyre vetjake dhe dëshirën për ta kontrolluar njerëzimin. 

Këta janë midis mëkatarëve më të ngurtë, për të cilët Unë kërkoj ndihmën tuaj, fëmijë. Unë kam nevojë për lutjet tuaja për t’i hapur zemrat e tyre ndaj gënjeshtrave ndaj të cilave ata janë shtyrë të besojnë nga mashtruesi. Ata janë të humbur për Mua, nëse nuk lypin Mëshirën Time. Prandaj dhe lutja mund të jetë hiri i tyre i vetëm i shpëtimit. 

Kjo ushtri e fuqishme, e udhëhequr nga mashtruesi, do të përpiqet të shkaktojë shkatërrim të tmerrshëm. Ata tashmë janë duke u përpjekur që t’i helmojnë fëmijët e Mi me mënyra nga më dinaket përmes ujit, ilaçeve dhe ushqimit tuaj. Ju lutem të qëndroni vigjilentë në çdo kohë. 

Dora e Atit Tim do të bjerë, së shpejti pas Paralajmërimit, mbi ata shpirtra të ligj nëse ata vazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën Time. Ndërkohë, fëmijë, ju duhet të ngriheni dhe të mos i lejoni kombet tuaja që të nënshtrohen. 

Lutuni për mbrojtjen Time dhe bëni jetë të thjeshta. Lutuni dhe merrni Sakramentet. Kërkoni ndihmën Time në të gjitha gjërat dhe Unë do t’i përgjigjem thirrjeve tuaja sipas Vullnetit Tim Më të Shenjtë. 

Lutuni, lutuni, lutuni për t’i dobësuar planet djallëzore për të kontrolluar botën, që ky grup djallëzor po komploton. Ata po fitojnë pushtet në Lindjen e Mesme dhe po bëjnë përpjekje për të kontrolluar Evropën, përpara se ata të vënë në shënjestër pjesë të tjera të botës. 

Armiqtë që ata ju paraqesin në lajmet e medias nuk janë armiqtë e vërtetë. Ata krijojnë armiq për të justifikuar sulmet, të cilat gjithmonë do të kenë të njëjtat synime, të kontrollojnë, të zotërojnë dhe të ndërtojnë pasuri. 

Lutuni që ata të kthehen në besim, sepse pa kthim, veprat e tyre djallëzore do të shkaktojnë shumë hidhërim dhe dëshpërim. Ati Im i Përjetshëm, sidoqoftë, do ta kryej ndëshkimin e Tij, por ata prapë mund të sjellin dëm, që do të shkaktojnë vuajtje të pa-treguara mes fëmijëve të Mi. 

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti