Monday, 28 March 2016

Hyji Atë: Ju duhet ta refuzoni errësirën dhe të pranoni Dritën

E Martë, 25 Tetor 2011, në 15:30
Bija Ime e dashur, tregoji botës se Unë i përqafoj të gjithë fëmijët e Mi në Krahët e Mi. Gjithçka do të jetë mirë. Gjithçka tani duhet të lihet në Duart e Mia të Shenjta ashtu siç duhet të jetë.
Unë urdhëroj që Biri Im të dërgohet edhe një herë në botë për ta shpëtuar njeriun nga shkatërrimi i mëkatit. Kjo është Vepra Ime Hyjnore e Drejtësisë për ju, fëmijët e Mi të dashur, me qëllim që Unë të mund ta rivendos Mbretërinë Time mbi Tokë.
Frika nuk vjen nga Unë. Frika vjen nga errësira. Kur ju keni frikë nga Unë, dijeni se është errësira që e mbështjell shpirtin tuaj dhe jo Madhështia Ime Hyjnore.
Për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime, ju duhet ta refuzoni errësirën dhe të pranoni Dritën. E njëjta Dritë tani po hidhet mbi ju prej Veprës Hyjnore të Mëshirës së Birit Tim.
Dashuria Ime për të gjithë ju, fëmijë, është kaq e madhe sa Unë do ta përdor të gjithë Fuqinë Time për t’i shpenguar shpirtrat kudo. Dora Ime e Drejtësisë do të bjerë mbi ata shpirtra që më refuzojnë Mua, por jo derisa çdo përpjekje të jetë shfrytëzuar për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Mi ngado.
Mbretëria e Lavdisë Sime të madhe do t’i zbulohet botës së shpejti. Asnjëri prej jush, fëmijë, nuk do të dojë ta refuzojë Mbretërinë Time të Lavdishme, e cila do të Mbretërojë në Epokën e Re të Paqes mbi Tokë.
Lutuni për ata që do ta kenë të vështirë që ta pranojnë të Vërtetën.
Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm