Kerko Mesazhet ketu

Monday 14 March 2016

Hyji Atë – Kushtojini tani vëmendje thirrjes Sime finale për njerëzimin

E Diel, 9 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime, tregoji botës për dashurinë që Unë kam për të gjitha krijesat e Mia ngado. Gjithashtu informoi ata se Unë do të kryej tani Veprën më të madhe të ndërhyrjes Hyjnore të parë mbi Tokë që nga Ringjallja e Birit Tim të Dashur Jezu Krishtit.

Gjithçka është përgatitur për këtë Vepër të Madhe të Mëshirës, të cilën Unë e kam autorizuar për t’ju ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë.

Dashuria Ime për ju do të thotë se ndërsa Unë synoj ta luftoj mashtruesin në përpjekjet e tij për ta shkatërruar njerëzimin, Unë do të lejoj tani një Vepër të fundit të Mëshirës për t’ju kthyer në besim. Kjo Vepër e fundit për t’ju shpenguar në Sytë e Mi do të thotë se njeriu mundet ta mësojë edhe një herë të Vërtetën e Ekzistencës Sime.

Fëmijët e Mi, ju lutem përkuluni tani dhe kërkoni Mëshirë për familjen dhe të dashurit tuaj. Nëse ata nuk janë në gjendjen e hirit, ata do ta kenë të vështirë ParalajmëriminJu duhet t’i informoni ata për nevojën e të medituarit mbi të Vërtetën.

Koha është e shkurtër. Paralajmërimi është pothuajse mbi ju. Me të marrë fund, ju do të keni kohë të vendosni se cilën udhë ju dëshironi të zgjidhni, udhën e Dritës Hyjnore apo udhën e mashtruesit. Zgjedhja do të jetë e juaja.

Pas njëfarë kohe nëse njeriu nuk ia kthen shpinën udhëve të tij të liga Unë do t’i shkatërroj ato vende, që i bëjnë nderime mashtruesit. Ata do të fshihen kur Dora Ime të bjerë si ndëshkim, por ata nuk do të kenë se ku të shkojnë askund.

Durimit Tim po i vjen fundi ndërsa Unë tani planifikoj që t’i bashkoj të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesi i të gjitha gjërave dhe t’i marr ata me Vete në Epokën e Re të Paqes. Ata që zgjedhin të ecin në udhën tjetër do të flaken në zjarret e Ferrit.

I kushtoni tani vëmendje kësaj thirrjeje finale për njerëzimin. Kjo është koha që ju të vendosni për të ardhmen tuaj. Lutuni për ata që janë të verbër ndaj Dashurisë Sime, sepse shumë prej tyre kur e Vërteta t’iu tregohet, do të më refuzojnë Mua edhe një herë dhe do të më kthejnë shpinën.

Krijuesi juaj i dashur
Hyji Atë
Mbreti Më i Larti