Tuesday, 22 March 2016

Koha juaj në Tokë është në një pikë kritike

E Diel, 16 Tetor 2011, në 21:30
Bija Ime e dashur, përse ndodh që kur interpretohet Fjala Ime, kaq shumë nga fëmijët e Mi e shohin atë aq fyese? Ndërsa fëmijët e Mi duhet gjithmonë t’i dallojnë mesazhet e tilla të publikuara nga ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim, ata gjithmonë duhet të mësojnë që t’i mbajnë mendjet dhe zemrat e tyre të hapura gjatë gjithë kohës.
Oh sa Unë dëshiroj që sidomos ndjekësit e Mi, t’i hapnin sytë dhe të më mirëprisnin Mua në zemrat e tyre. Jam Unë, Jezusi, i Cili ju thërret për ta dëgjuar Zërin Tim ndërsa Unë ju bëj thirrje që të vini tek Unë në lutje.
Koha juaj në Tokë është në një pikë kritike. Nuk ka shumë kohë përpara se Unë ta lajmëroj Epokën e Re të Paqes dhe për këtë arsye Unë dua që ju t’i përgatisni shpirtrat tuaj tani.
Mos lejoni që arroganca t’ju verbojë ndaj të Vërtetës. A nuk e dini se Unë kurrë nuk do t’ju mashtroja. Dëgjojini udhëzimet e Mia për ta bllokuar të ligun që të mos e errësojë gjykimin tuaj. Mos e lejoni atë që t’ju mbajë larg, sepse vetëm po ta dëgjonit Fjalën Time Më të Shenjtë ju do ta dinit se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili po ju thërret.
Fëmijë, sikur ta dinit se sa shumë infektim është përhapur mbi shpirtrat e Mi të shtrenjtë në mbarë botën, ju do të tronditeshit. Kjo errësirë i mbulon madje edhe ndjekësit e Mi të shtrenjtë herë pas here. Lëndimi që Unë ndjej, sidomos mes atyre shpirtrave që luten rregullisht dhe që tregojnë përkushtim të vërtetë, kur Unë i shoh dyshimet tuaja më sjell Lot pikëllimi të madh.
Lutuni, lutuni, lutuni për drejtim nga Shpirti i Shenjtë. Po t’i hapni zemrat tuaja të ngurta dhe ta kërkoni dhuratën e dijes, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.
Sa të dëshpëruar do të jeni kur e Vërteta t’ju zbulohet gjatë Paralajmërimit. Janë lutjet tuaja për të shpëtuar shpirtrat e tjerë që Unë kërkoj tani. Sigurisht, edhe po ta dyshoni Fjalën Time të dhënë përmes këtyre Mesazheve, ju prapë mund ta merrni kurajon që të luteni për shpirtrat e humbur.
Unë ju dua dhe pres përgjigjen tuaj ndaj thirrjes Sime për lutje.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/16/your-time-on-earth-is-at-a-crucial-point/