Sunday, 20 March 2016

Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen përsëri

E Shtunë, 15 Tetor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, ndërsa më shumë njerëz e dëgjojnë Fjalën Time, Dashuria Ime do t’i përshkojë shpirtrat e tyre menjëherë sa t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Unë do t’i flas shpirtrave të tyre dhe do t’i zgjoj nga dremitja për t’i bashkuar ata me Mua që Unë të mund të shpëtoj shpirtra ngado. Fuqia në numër do të më ndihmojë Mua që të arrij shpëtimin e shpirtrave në një shkallë kaq të madhe. Për arsye të vullnetit të lirë të dhënë njeriut si një Dhuratë nga Ati Im, Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen tek besimi në Hyjin Atë. Duhet të jetë vetë vendimi i tyre. Lutja do të përhapë kthimin në besim. Për këtë Unë ju premtoj. Vetëm mendoni për Dhuratën që i pret shpirtrat kur ju, fëmijët e Mi, luteni për ta.
A nuk e dini ju fuqinë e lutjes? Lutja e thënë nga shumicat, në falënderim ndaj Atit Tim dhe për shlyerjen e mëkateve tuaja, mund të shpëtojë botën. E tillë është fuqia që ajo ushtron. Kurrë më parë Unë nuk i kam kërkuar kaq shumë lutjet tuaja, të cilat duhet të dalin nga buzët tuaja dhe me një bujari të zemrës për mëkatarët e rëndë ngado. Unë kam nevojë për lutjet tuaja. Pa lutjet tuaja këta shpirtra të gjorë mund të mos shpëtojnë, sepse shumë prej tyre janë në një errësirë të tillë saqë ndikimi i Paralajmërimit do të ketë pak efekt. Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, të dashur, të gjithë ju mëkatarë, shumë prej të cilëve bëni të pamundurën për të më treguar Mua dashurinë tuaj, a nuk e kuptoni se Unë mbështetem tek ju kaq shumë për të më bërë Mua shoqëri. Bashkohuni me Mua në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë dhe më kërkoni Mua hiret për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Unë do të shpëtoj miliona shpirtra kur ju ta përkushtoni kohën tuaj për të lutur Mëshirën Hyjnore. Kjo është koha kur recitimi i Mëshirës Hyjnore do te jetë më efektive. Të jeni bujarë në zemër, mendje, trup dhe shpirt. Hidheni tutje çdo dyshim. Më lejoni Mua, Jezusin tuaj, që t’ju ngre për t’ju sjellë ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni në jetën Time të përjetshme.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti