Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 29 March 2016

Profetë të rremë po përpiqen të marrin nga Fjala Ime e Shenjtë

E Mërkurë, 26 Tetor 2011, në 15:30 

Bija Ime fort e dashur, të lutem t’i tregosh fëmijëve të Mi që të jenë vigjilentë ndaj vizionarëve të rremë që flasin në Emrin Tim, por që shpallin fjalë të cilat nuk vijnë nga Buzët e Mia. 

Shumë nga këta të vet-quajtur vizionarë, që nga jashtë shfaqen si Katolikë dhe me të gjitha veprimet e shoqëruara me këtë dhe doktrina të tjera të Krishtera, janë në fakt ndjekës të epokës së re. 

Ndjekësit e epokës së re do të depërtojnë tani n
ë botë për t’i bindur fëmijët e Mi se ata kanë qenë dërguar për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë. Fjalët e tyre do të duken në pamje të parë të jenë të vërteta. Gjuha që ata përdorin do të jetë e sofistikuar, dashamirëse, e matur, por do të maskojë një gënjeshtër. 

Kjo është epoka që profetët e rremë do të shfaqen dhe shumë nga fëmijët e Mi do ta kenë të vështirë që ta dallojnë të Vërtetën nga trillimi. 

Ti, bija Ime, tani po vihesh në shënjestër nga këta vizionarë që kanë vendosur të marrin nga Fjala Ime e Shenjtë. Mos e lejo këtë që të ndodhë ose përndryshe fëmijët e Mi do të zhyten në një errësirë nga e cila do ta kenë të vështirë të çlirohen. 

Mbajeni mënd këtë. Këta profetë të rremë janë gjithashtu fëmijët e Mi të dashur, prandaj ju lutem që të luteni për ta. Për fat të keq, ata janë gënjyer për të besuar në një hierarki dhe univers imagjinar, që nuk ekziston. 

Bëni kujdes nga ata që i referohen mësuesve të ngjitur apo që flasin për një epokë të re të dritës ku Hyji Atë shihet thjesht si një aspekt tjetër. Këta shpirtra nuk marrin udhëzime nga Unë. Ata po përqafojnë besëtytni të mbjella nga mashtruesi. Në shumë raste këta shpirtra të gënjyer besojnë se po marrin mesazhe Hyjnore. Kështu punon Satani. Fjalët e tij të buta, qetësuese, do të nxjerrin një varg fjalësh të zymta, të ftohta, por bindëse. Ato nuk vijnë nga Hyji Më i Larti. 

Siç të kam thënë më parë, Unë i flas botës në një mënyrë të thjeshtë. Unë nuk kam nevojë për gjuhë të zbukuruar të maskuar me një zë të ftohtë, superior. Unë përpiqem për të mos futur frikë në zemrat tuaja. Unë thjesht përpiqem t’ju çoj drejt të Vërtetës dhe rëndësisë për ta dashur fqinjin tuaj. 

Sa e vështirë është për ju, fëmijë, në këto kohë trazirash. 

Lutuni, lutuni që të mos bëheni viktima të një vargu gënjeshtrash, që do të përhapen nga profetët e rremë. Nëse mesazhet e tyre duken të trilluara, janë të vështira për t’u kuptuar dhe ngjallin frikë në zemrat tuaja, ato nuk janë nga Unë. 

Fëmijë, qëndroni të përqendruar vetëm tek Unë. Unë kam shumë për t’ju treguar. Mos e lejoni veten që të çorientoheni as edhe për një minutë pasi do t’ju pengojë të shpëtoni ata shpirtra që kanë tepër nevojë për lutjet tuaja. 

Jezusi juaj