Saturday, 19 March 2016

Kurrë mos më mbroni Mua, pasi është e panevojshme

E Enjte, 13 Tetor 2011, në 00:10
Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të të informoj se është e nevojshme që të përmbahesh në mbrojtjen e Fjalës Sime Më të Shenjtë.
Ata që e vënë në pyetje Fjalën Time duhet të luten tek Unë për drejtim. Unë Jam duke të udhëzuar ty tani që kurrë të mos përpiqesh t’i interpretosh Mesazhet nga Buzët e Mia Hyjnore.
Unë ta kam thënë këtë shumë herë dhe ty nuk të është dhënë autoriteti që ta bësh këtë. Përkundrazi, pranoji Mesazhet e Mia ashtu si janë. Mos i dysho ato. Mos u përpiq t’i analizosh ato, sepse njeriu di fare pak rreth planeve Hyjnore apo caktimit të kohëve. As edhe për antikrishtin njeriu nuk di gjë, edhe pse ai mendon se di. Vetëm këto çështje të një rëndësie të tillë mbeten të ditura vetëm nga Ati Im i dashur.
Unë kërkoj që ti kurrë të mos më mbrosh Mua, pasi kjo është e panevojshme. Vullneti i Atit Tim për t’i komunikuar njerëzimit përmes teje dhe profetëve të tjerë është gjithçka që ka rëndësi. Ashtu si e kam thënë më parë, ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori. Ti je instrumenti. Unë Jam Drejtuesi.
Bindja ndaj Meje gjatë gjithë kohës pritet nga ti. Duke bërë ashtu si them Unë është e thjeshtë. Puna jote do të jetë më e lehtë nëse përmbahesh nga pjesëmarrja në ndonjë debat intelektual fetar në lidhje me çështjet e Shkrimit të Shenjtë për të cilat ti nuk di asgjë.
Kujtoje rëndësinë e përulësisë, bija Ime. Qëndro si një fëmijë, e vogël gjatë gjithë kohës në Sytë e Mi dhe ti do të gjesh paqe. Sprova do të dërgohen ty gjatë kësaj Pune. Pranoi ato. Mos i refuzo ato. Dhurata jote e vullnetit tënd të lirë tek Unë është pranuar, por ti duhet ta mësosh rëndësinë e mos refuzimit të vuajtjes, sepse kjo është e rëndësishme për shpëtimin e shpirtrave.
Unë të dua, bija Ime, por e ndjej të nevojshme të t’i kujtoj ty udhëzimet e Mia të qarta. Unë nuk kam nevojë që të mbrohem. Fjalët që të jepen ty janë të pa ndotura dhe nuk bien në kundërshtim me të Vërtetën ashtu siç iu dha njerëzimit që nga fillimi i kohës. Shumë versione të së Vërtetës të përmbajtura në Bibël janë shtrembëruar për t’iu përshtatur programit të vetë njeriut. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Buka e Jetës. Pa Mua nuk ka jetë.
Ec përpara me një mendim më të qartë se çfarë pritet nga ti. Ti je e mbrojtur gjatë gjithë kohës. Faleminderit, bija Ime, për forcën që po tregon tani, por gjithmonë më lejo Mua të të drejtoj ty gjatë gjithë kohës. Kështu ky udhëtim do të jetë më i lehtë.
Jezusi juaj i dashur
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/13/never-defend-me-as-it-is-unnecessary/