Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 22 March 2016

Kthimi Im për t’ju shpëtuar do të ndjehet në çdo cep të botës

E Hënë, 17 Tetor 2011, në 21:30

Bija Ime fort e dashur, kohët po ndryshojnë rreth jush. Bota është në trazira të shkaktuara nga shpirti i errësirës. Ju jeni të rrethuar me të gjithë dëshminë se çfarë mund të shkaktojë ligësia e mëkatit mbi njerëzimin. Në këtë shpirt të errësirës do të ndriçojë Shpirti i Pranisë Sime Hyjnore ndërsa Unë vij për ta shpëtuar njerëzimin edhe një herë.

Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë që e dini të Vërtetën, duhet t’i tregoni të tjerëve se sa me fat janë që po iu jepet kjo Dhuratë Hyjnore e mrekullueshme. Dashuria Ime do ta godasë Tokën në një mënyrë ku ju do të bini me përulësi dhe me gjunjë të përkulur do të vajtoni me trishtim për fyerjen që ju keni shkaktuar duke e ofenduar Atin Tim të Përjetshëm.

Është përmes Hyjit Më të Lartit që kjo Vepër e madhe e Mëshirës po ju tregohet tani. Gëzohuni, sepse tani ka Dritë në botë, e cila do t’i tërheqë shpirtrat dhe do t’i sjelli në Krahët e Hyjit Atë.

Unë vij përsëri për t’ju dhënë jetën që ju duhet për t’ju mundësuar përsëri që t’i ngritni sytë edhe një herë në adhurim dhe lavdërim ndaj Lavdisë së Hyjit Atë dhe ta falënderoni Atë për Drejtësinë që Ai tregon tani ndaj fëmijëve të Tij të shtrenjtë, por të humbur.

Unë, Jezu Krishti, tani përgatitem për t’ju lejuar që ta dëshmoni Të Vërtetën e Mëshirës për çdo shpirt, përfshirë mëkatarët e ngurtë dhe jo-besimtarët kudo.

Prova e Ekzistencës Sime dhe ajo e Hyjit Atë do të shfaqet në gjithë lavdinë e vet qiellore tek çdo burrë, grua dhe fëmijë.

Prania Ime do të shfaqet në një mënyrë që askush nuk mund apo nuk do ta shpërfillë. Sepse Qielli do të hapet, yjet do të përplasen dhe kështu që kthimi Im për t’ju shpëtuar do të ndjehet në çdo cep të botës në të njëjtën kohë.

Oh sa do të gëzojnë fëmijët e Mi kur ata të dëshmojnë Praninë Time Hyjnore. Madje edhe ata në errësirë do ta ndjejnë Dashurinë Time t’ia preki shpirtrat e tyre të ftohtë, e cila do t’i ndezë ato përsëri.

Përgatituni. Priteni kthimin Tim të Lavdishëm. Lutuni për ata që kanë frikë në zemrat e tyre. Mos kini frikë nga Unë. Priteni këtë Ngjarje të Madhe me dashuri dhe përulësi në zemrat tuaja.

Unë ju Dua, fëmijë. Kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime do ta vërtetojë këtë tek ju.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit