E
Enjte, 10 Nëntor 2011, në 15:30
Bija
Ime fort e dashur, kur Unë isha duke vdekur në Kryq, dy hajdutë ishin pranë,
edhe ata duke u kryqëzuar në të njëjtën kohë.
Njëri
më kërkoi Mua që t’ia falja mëkatet e tij dhe shpëtoi. Tjetri nuk e bëri. Në të
kundërt, ai bëri vesh shurdhët. Kokëfortësia dhe refuzimi i tij për ta kërkuar
Mëshirën Time treguan se ai nuk mund të shpëtohej.
E
njëjta gjë do të ndodhë gjatë Paralajmërimit. Disa nga fëmijët e Mi do t’i
njohin mëkatet e tyre dhe do ta pranojnë se më kanë fyer Mua. Ata, me gjithë
përulësi, do ta pranojnë pendesën e tyre dhe do të shpëtohen. Ata do të hyjnë
në Parajsën e Re në Epokën e Paqes që po vjen.
Pastaj
do të jenë ata që nuk do t’i pranojnë mëkatet e tyre për çfarë ato janë, një
neveri në Sytë e Hyjit Atit të Përjetshëm.
Unë
do t’iu jap këtyre shpirtrave plot kohë që të pendohen, e tillë është thellësia
e Mëshirës Sime. Lutuni që ata të kërkojnë shpengim me qëllim që edhe ata të
mund të shpëtohen. Unë dua që gjithë fëmijët e Mi ta pushtojnë Dhuratën Time
madhështore të Mëshirës. Unë dua që të gjithë ju të hyni në portat e Parajsës
së Re.
Lutuni
që shpirtrat e ngurtë të zbuten dhe ta pranojnë Dorën Time. Lutuni që ata të
mësojnë se si të bëhen të përulur në Sytë e Mi.
Jezusi juaj
Shpenguesi
i Njerëzimit