Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 12 April 2016

Pushtimi Djallëzor dhe mëkati i Urrejtjes

E Dielë, 6 Nëntor 2011, në 18:30

Bija Ime fort e dashur, njerëzit nuk e kuptojnë se Unë e ri-jetoj Kryqëzimin Tim çdo ditë. Dhimbja dhe vuajtja që Unë duroj shkaktohet nga mëkatet e kryera nga njerëzit çdo sekondë të ditës. Unë duroj çaste pikëllimi të thellë kur i shikoj ata shpirtra që më fyejnë Mua shumë, përmes mëkatit të urrejtjes.

Urrejtja po mbillet në zemrat e shumë njerëzve dhe vjen për shkak të ndikimit infektues të Satanit. Shumë njerëz flasin rreth pushtimit djallëzor sikur të jetë i lehtë për t’u identifikuar. Shumë prej fëmijëve të Mi janë të pushtuar nga Satani. Nuk ka nevojë që ata të shihen duke u përpëlitur që një prani djallëzore të jetë në ta.

Ai, armiku i njerëzimit, i përdor demonët e tij për të sulmuar fëmijët e Mi. Për ata që janë në errësirë ata bëhen pre e lehtë sepse ata e tërheqin praninë e të ligut.

Një herë e mirë të pushtuar, fëmijë, është shumë e vështirë që ta shkulni veten tutje. Këta fëmijë të pafat, përmes ndikimit infektues dinak dhe manipulues të të ligut, do të infektojnë më pas shpirtra të tjerë. Dhe kështu kjo vazhdon.

E keqja zakonisht paraqitet sikur të ishte e mirë. Do të jetë e vështirë të dallohet, me përjashtim të kësaj. Sjellja dhe veprimet e një shpirti të infektuar nuk do të jenë kurrë me natyrë të përulur. Ata nuk do të jenë kurrë zemërbujarë. Ata mund të duken bujarë, por do të ketë gjithmonë një sebep. Ky sebep do të jetë gjithmonë për të bërë kërkesa ndaj jush, të cilat nuk qëndrojnë siç duhet.

Qëndroni larg prej shpirtrave të tillë. Lutuni për ta. Mos i lejoni ata t’ju tërheqin brenda mëkatit. Qëndroni vigjilentë gjithmonë ndaj mashtruesit, sepse ai është kudo në këto kohë.

Gjithmonë lutuni për ta mbajtur këtë ligësi të frenuar. Lutja do t’ia dobësojë mbërthimin dhe forcën dhe gjithashtu do t’ju mbrojë.

Mendoni për Satanin dhe punët e tij të liga si për një sëmundje infektive. 

Merrni çdo masë për të shmangur rënien në kontakt me ata që e bartin sëmundjen. Nëse e kuptoni se nuk keni zgjedhje tjetër, atëherë armatosuni me Ujë të Bekuar, me kryqin e bekuar dhe me një medalje të Shën Benediktit. Ato do t’i mbajnë këta demonë larg në një distancë sa krahu.

Këto janë kohërat, fëmijë, që ju duhet ta rrethoni veten dhe shtëpinë tuaj me objekte, që janë të bekuara. Shumë njerëz ndjehen të turpëruar që të shihen me gjëra të tilla, nga frika se mos do të qeshin me ta. Këto do t’ju ofrojnë mbrojte në shtëpinë tuaj dhe janë një ndihmesë e madhe gjatë lutjes.

Mbani mend, djalli jeton jo vetëm në Ferr, por tani e ka vendosur fort sundimin e tij mbi Tokë. Lutja është e vetmja gjë që e tmerron atë dhe e bën atë të pafuqishëm.

Lutja do t’ju ruaj, fëmijë, në kohët përpara.

Shpëtimtari juaj i dashur 
Jezu Krishti    

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/06/demonic-possession-and-the-sin-of-hatred/