Saturday, 2 April 2016

Sulmi më i madh mbi Kishën Time që nga vdekja Ime në Kryq

E Premte, 28 Tetor 2011, në 22:40
Bija Ime fort e dashur, besnikëria e Kishës Sime ndaj Meje, Shpëtimtarit të tyre të dashur, do të vihet në provë së shpejti, përtej durimit të vet. Kisha Ime ka qenë në gjumë dhe në dremitjen e vet nuk e ka përgatitur veten për ardhjen e antikrishtit. Tashmë ai dhe pasuesit e tij janë zvarritur brenda çdo të çare në Kishat e Atit Tim nëpër botë.
Kisha Katolike është shënjestra numër një e antikrishtit dhe ai nuk do të ndalojë derisa t’i kthejë kokat e të paktën gjysmës nga Kisha Ime mbi këtë Tokë. Kaq të papërgatitur janë kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë e Mi saqë do të dështojnë për të vënë re ndryshimet e rafinuara që ndodhin brenda vetë radhëve të tyre. Nuk do të jetë gjatë përpara se ndarja brenda Kishës Sime të bëhet me të vërtetë e dukshme.
Ky është sulmi më i madh mbi Kishën Time që nga vdekja Ime në Kryq. Shërbëtorët e Mi të dashur, të gjorë, shumë prej të cilëve janë kukulla të pafajshme në mëshirën e një fuqie të errët, e cila është e kujdesshme për të mos e zbuluar veten.
Unë iu kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi që të luten fort për t’i bërë ballë neverisë së madhe, që është në udhë e sipër. Ata duhet të luten tek Unë si më poshtë:
“O Jezusi im i dashur, unë kërkoj Mbrojtjen Tënde dhe lyp Mëshirën Tënde për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat e mia, brenda Kishës Tënde, për të mos rënë viktima të antikrishtit. Më jep Hiret dhe më mbro me Mburojën e Fuqisë Tënde për t’i rezistuar veprave të liga, që mund të kryhen në Emrin Tënd të Shenjtë. Unë lyp Mëshirën Tënde dhe e kushtoj besnikërinë time ndaj Emrit Tënd të Shenjtë në çdo kohë.”
Ngrihuni, shërbëtorët e Mi të shenjtë, ndaj kësaj ligësie dhe ndaj bishës nga goja e të cilit këto poshtërsi dhe gënjeshtra do të burojnë.
Vini re ndryshimet në mënyrën se si do të bëhet konsakrimi i Trupit dhe Gjakut Tim. Nëse fjalët ndryshojnë, të cilat e mohojnë Ekzistencën e Trupit Tim në Eukaristinë e Shenjtë, atëherë ju duhet ta mbroni premtimin Tim hyjnor. Ai që ha Trupin Tim dhe pi Gjakun Tim do të ketë jetën e përjetshme.
Qëndroni trima, ndjekësit e Mi të shenjtë. Lutuni për forcën që do t’ju duhet kur besimi dhe bindja juaj do të vihen në provë përtej durimit.
Unë ju dua dhe ju mbroj në çdo kohë. Vetëm ata prej jush që janë të butë në zemër dhe të përulur në shpirt do të përfitojnë nga mbrojtja Ime e shenjtë.
Lutuni për të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë ngado, që ata të mos e refuzojnë Dritën e së Vërtetës në favor të shpirtit të errësirës, i cili ka për të dalë në pah brenda Kishës Sime.
Shpëtimtari dhe Mbrojtësi juaj
Jezu Krishti