E Mërkurë, 2 Nëntor 2011, në 10:40
Bija ime, koha për Birin tim që të çlirojë Dhuratën e Tij
të Mëshirës Hyjnore po afron. Prandaj, ti duhet të përqendrohesh në Misionin
tënd për të shpëtuar shpirtra. Ti nuk duhet të lejosh shpërqendrime, të cilat
t’i largojnë sytë nga detyra më e rëndësishme e përhapjes së konvertimit.
Qiejt gëzojnë, ndërsa kjo Dhuratë hyjnore së shpejti do të
shfaqet me Dashurinë e pastër që Biri im mban në Zemrën e Tij për të gjithë
shpirtrat. Bija ime, ndërsa kjo punë rritet në intensitetin e vet, i ligu do të
vazhdojë të të shqetësojë përmes njerëzish të ndryshëm në çdo rast. Ti ke qenë
udhëzuar që të qëndrosh e heshtur dhe të përqendrohesh vetëm tek Biri im.
Ti, bija ime, je caktuar për ta komunikuar me shumë
hollësi dëshirën e Birit tim për të folur me njerëzimin në këto kohë. Të jesh
trime dhe e guximshme, sepse ky Mision i Shenjtë do të ketë sukses. Ai ka qenë
parathënë kaq shumë kohë më parë dhe ty po të jepet çdo lloj udhëzimi nga
Qielli. Shenjtorët të gjithë të udhëzojnë, sepse ata kanë qenë mbledhur me gjithë
forcën për të siguruar që ky Mision të mos dështojë. As dhe nuk mund të
dështojë. Ti duhet të ndalosh së shqetësuari kur gjërat duken pa shpresë, sepse
ky është mashtrimi me të cilin ti do të përballesh për shkak të punës së
mashtruesit.
Unë, Nëna jote e dashur, punoj me ty gjatë gjithë kohës.
Ishte përmes meje që ti u përgatite të vije para Birit tim të Shtrenjtë. Hiret
e dhuruara ishin për ta mundësuar shpirtin tënd që të pastrohej, në mënyrë që
ti të ishte e denjë për të punuar për Shpëtimtarin e njerëzimit.
Ka qenë përmes Birit tim të çmuar që ti u solle përpara
Trinisë së Shenjtë. Ky është një nga Misionet më të rëndësishëm që kur Biri im
qe dërguar për ta shpenguar botën nga mëkati.
Kurrë mos ia lejo vetes të devijosh nga ky Mision. As edhe
nuk duhet t’i dorëzohesh tundimit për t’u larguar. Lutu tek unë, Nëna jote, në
çdo kohë, për mbrojtje.
Nëna jote e dashur
Mbretëresha e
Qiellit
Nëna e Mëshirës