E
Hënë, 7 Nëntor 2011, në 20:50
Bija
Ime e dashur, ti duhet të dëgjosh. Ndërsa profecitë e Mia shpalosen dhe kur
Fjala Ime e Shenjtë të fillojë të pranohet dhe të dëgjohet, ti duhet të bësh
kujdes. Ti, bija Ime, do të urrehesh në shumë rrethe dhe do ta kenë frikën
në të tjera.
Profecitë
e Mia, të cilat do të jepen ty, janë për të siguruar që të mos ketë asnjë
dyshim në mendjet e të gjithë fëmijëve të Mi se premtimi i shpëtimit të
përjetshëm më në fund do të realizohet.
Bija
Ime, ti do të ndjehesh e izoluar, e refuzuar, e frikësuar dhe do të vuash rëndë
në Emrin Tim.
Pa
sakrificën tënde, Unë nuk mund ta përmbushja premtimin Tim për ta shpëtuar
njerëzimin, që çdo shpirti t’i jepet mundësia për të përfituar nga trashëgimia
që iu takon atyre.
Unë
iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë që të të mbrojnë, bija Ime, sepse
do të jetë detyra e tyre e shenjtë. Me kalimin e kohës ata do ta kuptojnë se
cili është roli i tyre. Ndërkohë, Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi
të shtrenjtë që të luteni për mbrojtjen tuaj kundër forcave djallëzore, që
udhëhiqen nga Satani, të cilët kërkojnë ta shkatërrojë botën për përfitimin e tyre vetjak.
Qëndroni
të fortë. Lutuni për mbrojtje dhe përfshini ndihmën e Nënës Sime të Bekuar në
çdo kohë.
Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i Njerëzimit