Fëmija im, ti duhet të lutesh për mbrojtjen time gjatë gjithë kohës. Ti po udhëzohesh dhe duhet ta vësh gjithë besimin tënd tek Biri im i dashur.
Lutu për kthimin në besim ngado. Sa shumë shpirtra të humbur kanë nevojë për lutjet e tua. Kurrë mos e harro këtë pavarësisht se sa i vështirë është ky udhëtim për ty.
Shpirti i të ligut po e mbulon shumicën e njerëzimit në një mënyrë që nuk ka ndodhur më parë. Veprimet e mashtruesit po intensifikohen dhe po iu marrin frymën fëmijëve të mi kudo.
Madje dhe ata që premtojnë besnikërinë e tyre ndaj Birit tim të dashur po bëjnë një vesh shurdhët ndaj thirrjeve të Tij për t’i shpëtuar shpirtrat. Kaq arrogantë janë bërë ata prej krenarisë, saqë ata harrojnë se Fjala e Shenjtë e Birit tim është e vetmja jetë që iu nevojitet. Lutja është jetike në këtë kohë. Ata që e lartësojnë veten në sytë e të tjerëve, ndërsa shpallin Fjalën e Birit tim të shtrenjtë, por që e mohojnë thirrjen e Tij, i kanë ngurtësuar zemrat e tyre ndaj të Vërtetës.
Fëmijë, ju duhet ta dëgjoni Birin tim, Jezu Krishtin, tani. Dëgjoni se çfarë Ai po ju thotë. Shpirti i Shenjtë, nëse e lejoni Atë, do t’i hapi zemrat tuaja ndaj të Vërtetës ndërsa Ai ju flet përmes këtyre Mesazheve të Shenjta.
Unë qaj me dëshpërim kur shikoj se si Fjala e Tij e Shenjtë po refuzohet sot. Për ata që e dënojnë Atë, ju duhet ta kuptoni se Ai vjen tani, jo vetëm për t’ju shpëtuar juve. Ai vjen gjithashtu për t’ju ngushëlluar në këto ditë të errësirës. Nëse ju me të vërtetë besoni se Ai është Buka e Jetës atëherë lejojeni Atë që ta zgjojë shpirtin tuaj të dashurisë.
Lutuni për kthimin në besim ngado. Nuk ka shumë kohë.
Nëna juaj e dashur
Maria, Mbretëresha e Qiellit dhe e Tokës