Bija Ime e dashur, moti do të fillojë të shfaqë shenja të çuditshme ndërsa Toka lëviz në një gjendje të re në përgatitje për Veprën Time të Mëshirës Hyjnore ndërsa Unë vij për t’ju shpëtuar të gjithëve përsëri.
Urrejtja po intensifikohet në çdo shtet. Pakënaqësia po ndjehet kudo. Dashuria për njëri tjetrin është e dobët, ndërsa dashuria për veten bëhet jo vetëm e toleruar por konsiderohet thelbësore për të qenë të pranuar në botën e sotme.
Unë do ta fshij urrejtjen. Unë do të shkel mbi planet e njeriut për të shkaktuar terror mbi vëllanë e vet. Unë do ta fshij arrogancën në shpirtrat tuaj. I gjithë mëkati do t’ju tregohet, ashtu si ai shfaqet në shëmtinë e tij të plotë në Sytë e Mi.
Përse duhet që kaq shumë njerëz zemërmirë t’i kthejnë sot shpinën Mësimeve të Mia të vjetra? Përse tani? Çfarë ka rreth dashurisë për Hyjin Atë që bëhet e turpshme në sytë e tyre? Unë do t’jua tregoj. Kjo është sepse shumë shumë nga fëmijët e Mi janë mënjanuar prej kënaqësive të botës. Edhe pse shumë nga të mirat materiale që ata kërkojnë janë tani të pa-arritshme për ta, ata prapë më refuzojnë Mua. Shpirtrat e njerëzimit janë mjegulluar me një errësirë kaq të thellë sa do të duhet kohë që Drita Ime t’ia ndriçojë dhe t’ia përshkojë shpirtrat e tyre.
Sa Lot të hidhur pikëllimi qaj Unë për këta shpirtra të humbur që janë të dëshpëruar për paqen e shpëtimit që ata kërkojnë. Ata thjesht nuk e kuptojnë se vetëm Unë mund ta sjell këtë paqe në zemrat e tyre të munduara.
Oh sa gjatë është harruar Dashuria Ime. Unë Jam veçse një pjesë e vogël pa asnjë rëndësi të vërtetë në mendjet e tyre. Ata dëshirojnë paqen e mendjes dhe zemrës, por nuk duan të ma kërkojnë Mua këtë. Është vetëm kur ata kërkojnë që Unë mund t’iu përgjigjem. A nuk e dinë ata këtë?
Për ata prej jush që më doni Mua, por që e urreni apo e keni inat vëllanë tuaj, edhe ju gjithashtu keni nevojë për ndihmën Time. Unë nuk e dua besnikërinë tuaj nëse ju nuk i trajtoni të tjerët me mirësi. Kur ju i lëndoni vëllezërit dhe motrat tuaja, për çfarëdo arsye, ju më lëndoni Mua. Sido që ju t’i justifikoni veprimet tuaja, dijeni këtë. Unë e ndjej dhembjen e atyre që ju i abuzoni. Kur ju më lëndoni Mua në këtë mënyrë, ju nuk mund të më tregoni Mua dashuri të vërtetë nga zemra.
Mësoni prej kësaj. Kërkoni përulësi në të gjitha gjërat para se ju të vini përpara Meje për t’u betuar për besnikëri ndaj Vullnetit Tim të Shenjtë. Në këtë mënyrë ju do të jeni me shpirt të pastër dhe të përshtatshëm për të hyrë në Mbretërinë Time.
Ju, fëmijët e Mi, jeni shumë me fat sepse miliona prej jush do të bëhen pjesë e Parajsës Sime të Re. Kjo është për shkak të kohëve në të cilat ju po jetoni. Kaq shumë prej jush në botë sot, fëmijë, mund të shpëtohen tani në një mënyrë që brezat e mëparshëm nuk mund të kishin qenë.
Mirëpriteni këtë lajm dhe përdoreni këtë rast për ta pranuar Mëshirën Time Hyjnore me zemra të hapura dhe të penduara, ndërsa e keni mundësinë.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti