Kerko Mesazhet ketu

Sunday 10 April 2016

Grupi global që e dëmtoi sistemin tuaj bankar do të shkatërrohet

E Premte, 4 Nëntor 2011, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, nga Unë vjen Jeta e Vërtetë, e vetmja jetë për të cilën njeriu do të ketë nevojë prej këtej e deri në përjetësi.

Fëmijë, ju duhet ta dini se kjo trazirë e tmerrshme që ju po shikoni kudo rreth jush nuk do të zgjasë shumë.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, nuk do të lejojë që fëmijët e Tij të shtrenjtë të vuajnë më tepër. Ju, fëmijët e Mi, jeni viktimat e punës së mashtruesit. Ai, i cili kontrollon grupin global, po dobësohet. Fuqitë e tij po shkërmoqen përmes Pushtetit të Atit Tim. Ky grup, që qëllimisht i dëmtoi sistemet tuaja bankare për t’ju shndërruar në lypës, do të shkatërrohet. 

Ju nuk duhet të shqetësoheni sepse Dora e Atit Tim do të bjerë mbi udhët e tyre djallëzore.

Lutuni që të gjithë këta shpirtra të gënjyer që banojnë si skllevër pranë ligësisë, që është në zemër të këtij grupi, të mund të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit.  

Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë, fëmijë. Do të jetë përmes dashurisë suaj për Hyjin Më të Lartin, që ju do të ktheheni në krahët e familjes suaj. Trinia e Bekuar është shtëpia juaj, fëmijë. Ata prej jush që e pranojnë këtë fakt, të mundësuar përmes konvertimit, do të trashëgojnë Epokën e lavdishme të Parajsës mbi Tokë.

Kini besim tek Unë gjithmonë. Ofroni shqetësimet, problemet dhe frikën tuaj tek Unë. Më lejoni Mua t’jua lehtësoj dhimbjen dhe vuajtjen tuaj. Nuk do të zgjasë shumë tani kur bota të gjejë lehtësim nga dhimbjet e forta të lindjes që ju po duroni në këto kohë.

Kurrë mos humbisni shpresë. Kini besim tek Unë. Lutuni për hiret e Mia për t’ju bërë më të fortë. Vendoseni kokën tuaj mbi Supet e Mia dhe lejoni që paqja Ime t’i mbështjelli shpirtrat tuaj. Vetëm atëherë ju do ta kuptoni të Vërtetën e premtimit Tim të lavdishëm të jetës së përjetshme.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit