Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 24 April 2016

Shumë do të vuajnë dhimbjen e Purgatorit si një Pendesë

E Mërkurë, 9 Nëntor 2011, në 15:32

Dëgjojeni thirrjen Time urgjente, fëmijë, për ta dedikuar veten tuaj tek Zemra e Papërlyer e Nënës Sime të dashur, në këtë kohë.

Ajo, Ndërmjetësja e të Gjitha hireve, është caktuar për t’ju sjellë tek Zemra Ime e Shenjtë për ta shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi që i pret ata nëse nuk ia arrijnë ta shkëpusin veten nga veprat e Satanit. 

Është urgjente tani që të gjithë ju të luteni fort për shpëtimin e shpirtrave. Të gjithë shpirtrat do të vijnë përpara Meje dhe për shumë do të jetë e vështirë. Shumë do të vuajnë dhimbjen e Purgatorit, por do të jetë e vetmja udhë e tyre drejt shpëtimit të përjetshëm. Shumë më mirë që ta kuptojnë se si është ajo ndërsa janë gjallë në këtë Tokë, se sa ta përjetojnë atë pas vdekjes. 

Kur ata ta durojnë këtë pendesë, këta shpirtra do të jenë të pastër dhe të denjë për të hyrë në Parajsën Time të Re mbi Tokë. 

Vetëm shpirtrat e pastër do të jenë në gjendje të hyjnë. Mua më duhet t’ju kërkoj që ta pranoni këtë Dhuratë dhe të përballeni me të me forcën e mendjes, trupit dhe shpirtit. Por njiheni dhe dallojeni atë për çfarë ajo është, një udhë drejt jetës së përjetshme, një mundësi për të kuptuar Mëshirën Time Hyjnore.

Është koha që t’i përgatisni shpirtrat tuaj tani. Kur ju ta keni kërkuar shpengimin për mëkatet tuaja përpara Paralajmërimit, ju duhet të luteni për të tjerët. Atyre do t’iu duhet që të jenë të fortë.

Lusni Lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore çdo ditë të vetme që tani e tutje, të gjithë ju. Ajo do të ndihmojë për të shpëtuar ata shpirtra të gjorë që mund të vdesin nga tronditja, gjatë kësaj ngjarjeje të mbinatyrshme. Kjo tani do t’i paraqitet botës së shpejti.

Kurrë mos humbisni shpresë, fëmijë. 

Më besoni Mua kur Unë ju them se Unë ju dua. Unë jua sjell këtë Dhuratë prej kësaj Dashurie.

Shpëtimtari juaj i dashur