E
Premte, 11 Nëntor 2011, në 16:00
Lutja,
dhe shumë prej saj, nevojitet për të ndihmuar që të shpëtohen shpirtra tani.
Ti, bija Ime, duhet ta përgatitësh familjen tënde dhe tregoju atyre në nevojë
për Mëshirën Time të madhe që të jenë gati.
Edhe
një herë shenjat do të shfaqen më parë. Shumë njerëz do të ngrihen dhe do të
kushtojnë vëmendje kur ata të shikojnë ndryshimet në qiell. Ata do të dëshmojnë
diellin të rrotullohet si kurrë më parë. Pastaj ata do të shohin
Kryqin.
Kjo do të ndodhë menjëherë përpara se yjet të përplasen në qiell
dhe kur Rrezet e Mia të Mëshirës Hyjnore do ta mbulojnë Tokën.
Qetësia
do të pasojë në mënyrë që çdo shpirt të jetë në një gjendje vetmie absolute kur
ata të vijnë përpara Meje. Tregoju fëmijëve të Mi se çfarë të presin, sepse ata
nuk duhet të kenë frikë. Kjo nuk është një Ngjarje për t’ia patur frikën.
Përkundrazi ju të gjithë duhet ta mirëprisni këtë takim.
Të
gjithë fëmijët e Mi duhet ta pranojnë se Jam Unë Ai që tani vjen përpara tyre.
Ata nuk duhet të mendojnë se ky është fundi i botës. Sepse nuk është. Është
fillimi i një periudhe të re në kohë kur të gjithë fëmijët e Mi do ta njohin më
në fund të Vërtetën.
Unë
gëzohem dhe ndjej një ëmbëlsi të madhe kundrejt çdo shpirti të vetëm që mund të
shpengohet nëse ata më lejojnë Mua t’ua jap këtë Dhuratë.
Lutuni,
lutuni, lutuni për të gjithë shpirtrat tani dhe në veçanti për ata që do të
jenë aq të frikësuar saqë nuk do të jenë mjaft të fortë për ta pranuar Dorën
Time të Mëshirës.
Shpëtimtari
juaj
Jezu
Krishti