Thursday, 22 November 2012

Jesusi: “Trazirat do të jenë të dukshme në çdo cep të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrij të shikoj ndryshimet”

E Hënë, 19 Nëntor 2012, ora 09:00

Bija Ime e dashur, ka vetëm një rrugë drejt Jetës së Përjetshme dhe ajo është përmes Meje, Jesu Krishtit. Megjithatë, ka shumë udhë që të çojnë tek Unë.

Shumë nga ata që e ndjekin të Vërtetën do ta kenë më të lehtë, sesa ata që e njohin të Vërtetën por që nuk e nderojnë Zotin.

Ndjekësit e Mi, ju duhet ta kuptoni se ata mes jush që e njohin të Vërtetën, por që rrinë duarkryq dhe e lejojnë Fjalën e Zotit të mendohet si gënjeshtër, se ju keni përgjegjësi ndaj Meje, Jesusit tuaj.

Kurrë mos i pranoni ligjet që nderojnë Satanin. Ju do ti dalloni në zemrat tuaja se për cilat ligje e kam fjalën, kur ato të ekspozohen para jush. Sepse atëherë ato do t'ju shkaktojnë neveri ashtu si më shkaktojnë neveri edhe Mua.

Le të dihet se beteja kundër Fjalës së Zotit ka filluar. Mënyra në të cilën kjo do të ndodhi, do të bëhet e qartë për ju.

Shumë ndryshime në Kishën Time në tokë; shumë sprova mes shërbëtorëve të Mi të shenjtë; grindje mes shteteve; dhe konflikti në Israel të gjitha do të shtohen me intensitet, të gjitha në të njëjtën kohë.

Trazirat do të jenë të dukshme në çdo cep të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrij të shikoj ndryshimet përreth jush. Secili prej jush do të preket në një farë mënyre, por dijeni këtë.

Unë ju kam premtuar se Unë do të jem me ju, duke ju drejtuar në çdo kthesë, duke e lehtësuar dhimbjen tuaj mbi çdo gur që hidhni këmbën në përpjekjet tuaja për paqe, dashuri dhe harmoni.

Qëndroni pranë Meje. Qëndroni pranë Zemrës Sime të Shenjtë dhe më lejoni Mua t'ju mbaj të fortë.

Ecni përmes kësaj xhungle të dhimbjes dhe rrëmujës, me besim në zemër dhe besim tek Unë, Jesusi juaj, dhe ju do të shpëtoni.

Kurrë mos e lejoni ndërgjegjen apo përpjekjet tuaja të lëkunden ndaj të Vërtetës së Zotit, për çdo njeri, pavarësisht se sa bindës mund të tingëllojnë. Pavarësisht se sa shumë të ashtu quajtur ligje tolerante ata ju detyrojnë që ti pranoni.

Ju do ta dini në zemrat tuaja ndryshimin mes të vërtetës dhe trillimit.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/turmoil-will-be-evident-in-every-corner-of-the-earth-and-only-a-blind-man-will-fail-to-see-the-changes/