Kerko Mesazhet ketu

Monday 22 February 2016

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 23:30

Bija Ime, ky udhëtim për ty po përshkallëzohet. Ti je gati më tepër nga sa mund ta dish. Mos ki frikë, sepse Misioni yt do të ndihmojë të shpëtojë një pjesë të madhe të njerëzimit. Roli yt ka qenë profetizuar dhe po orkestrohet në Qiell. 

Ti je një instrument. Unë Jam Zotëria yt.

Ti do të kesh sukses në këtë detyrë më të shenjtë, sepse nuk mund dhe nuk do të dështojë. Ti mund të ndjehesh herë pas here, shumë e demoralizuar, e vetmuar, dhe pa kurajo. Pranoje këtë. Vuajtja jote po më dhuron Mua shpirtra të çmuar në momentin e vdekjes së tyre. Këta shpirtra tani luten për ty. Gëzohu, sepse po të shihje dashurinë që ata reflektojnë për ty, ti do të qaje me gëzim.

Shenjtorët e Mi në Qiell të drejtojnë dhe të mbrojnë nga i ligu dhe, prandaj, të janë dhuruar shumë falje, të cilat të habisin dhe të gëzojnë ty. Kurrë mos hezito në këtë Punë. Ky është një nga Misionet më të mëdha të Punës Sime mbi Tokë. Qëndro e fortë, trime dhe me besim, por ruaje përulësinë me çdo kusht. Skena është ngritur tani. Ngjarjet për të cilat Unë fola tani do të shpalosen. Ndërsa kjo ndodh, po ashtu dhe besimi yt do të kthehet. Sepse ti do t’i kesh të gjitha provat që të nevojiten. Po, Satani e ka ndërprerë këtë Punë në pak raste. Unë e kam lejuar këtë sepse kjo siguron që ti të mbetesh e përulur në çdo kohë.

Mos publiko data. Mos pyet se si do të dalë e ardhmja për njerëz që ta kërkojnë. 

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë. E vetmja e ardhme që Unë zbuloj është e lidhur me mirëqenien shpirtërore të fëmijëve të Mi. Të jesh mirënjohëse që të është dhënë kjo Dhuratë tejet e veçantë. Edhe pse ti kurrë nuk e dëshirove atë vullnetarisht, ti ishe brumosur për këtë Punë që nga frymëmarrja jote e parë dhe ti do ta përmbushësh Fjalën Time Më të Shenjtë deri në frymëmarrjen tënde të fundit.

Ec përpara në Emrin Tim dhe më ndihmo Mua të shpëtoj shpirtrat e gjithë njerëzimit, me dashuri dhe gëzim në zemrën tënde.

Unë të dua, bija Ime e çmuar. Unë gëzoj në dashurinë tënde të përzemërt për Mua dhe Nënën Time të dashur.

Jezusi juaj