Kerko Mesazhet ketu

Saturday 27 February 2016

Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë

E Diel, 25 Shtator 2011, në 11:45

Bija Ime fort e dashur, se si t’i bindësh të rinjtë dhe ata që janë të kapur pas një stili jetese të zënë dhe pa kuptim, kjo është sfida që Unë ta paraqes ty. Puna jote është të përdorësh çdo lloj mjeti të komunikimit modern të vlefshëm për të bindur një shoqëri të re, moderne për të Vërtetën e Ekzistencës Sime. 

Unë premtoj se të gjithë atyre fëmijëve të rinj që iu jepet e Vërteta, përmes këtyre mjeteve, do ta ndjejnë Praninë Time sapo ata t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Përhap dhe konverto tani, bija Ime, në çdo skaj të botës. Ky është roli për të cilin ti ke qenë zgjedhur.

Duke e përhapur Fjalën Time vazhdimisht, më shumë njerëz mund të arrihen. Përdore Internetin dhe median. Ndjekësit e Mi të përfshirë, me kalimin e kohës, do ta përhapin të Vërtetën kudo.

Ky Mision vetëm sapo ka filluar. Themelet janë hedhur. Tani sipas kohës së përkryer të Atit Tim bota do t’i kushtojë vëmendje tani këtyre Mesazheve hyjnore.

Unë premtova se do të kthehesha. Për ta shtruar udhën Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë, përfshirë ty, bija Ime. Shumë tani po i përgjigjen thirrjes Sime në çdo vend në botë, edhe pse zërat e tyre janë të vegjël. Me kalimin e kohës, edhe ata gjithashtu do të dëgjohen, dhe kështu ata mund ta shpallin Lavdinë Time për të lajmëruar kthimin Tim.

Duhet njëfarë kohe përpara se ky kthim i lavdishëm të ndodhë. Deri atëherë përgatituni, fëmijët e Mi. Paralajmërimi do të kthejë në besim miliona, por është vetëm fillimi. Periudha pas tij duhet dhe do të shpenzohet duke i ushqyer shpirtrat për të siguruar që ata të jenë të përgatitur siç duhet, në mënyrë që ata të jenë të denjë për të hyrë në Parajsën e Re mbi Tokë të Atit Tim.

Ju duhet të duroni shumë, fëmijë, por oh sa shumë për të shpresuar përpara kur t’ju jepet hyrja për në këtë Epokë të Re të mrekullueshme të Paqes, gëzimit dhe lumturisë mbi Tokë. Këmbëngulje kërkohet tani. Kurajë dhe vendosmëri do t’iu jepet atyre që e thërrasin Shpirtin e Shenjtë. Ju atëherë, ushtria Ime, do t’i ngritni lart shpirtrat e atyre që largohen nga Unë. Mos lejoni asnjë nga këta shpirtra që të largohen, të humbur, në shkretëtirë. Lutuni për ta. Tregoni ndaj tyre dashuri dhe mirëkuptim. Kurrë mos iu thoni atyre se janë të dënuar apo t’i akuzoni për mëkat, sepse kjo është një fyerje e rëndë në Sytë e Mi. Në vend të kësaj, jini të vendosur por të mirësjellshëm. Thjesht tregojuni atyre të Vërtetën. Do të jetë në dorë të tyre pastaj.

Ju nuk mundeni, fëmijë, t’i fitoni të gjithë shpirtrat. Ju vetëm mund të bëni më të mirën tuaj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/25/i-have-now-sent-my-prophets-into-the-world/