Friday, 20 July 2012

Virgjëra Mari: Çfarëdo që të ndodhë në botë fëmijë, ju duhet ta dini se Hyji Më i Larti është në komandë

E Mërkurë, 4 Korrik 2012, në 12:50
Fëmija im ata që i kanë dëshmuar mrekullitë e shfaqjeve të mia në tokë duhet ta dinë se koha për sekretet dhe profecitë e parathëna do të shpaloset së shpejti. 
Fëmijë, unë e kam treguar veten në botë disa herë që t'ju ndihmoja të përgatiteshit për kthimin e lavdishëm të Birit tim. 
Biri im po ju përgatit të gjithë ju përmes vizionarëve dhe profetëve me qëllim që ju të bëheni të denjë për ta marrë Dhuratën e Tij të jetës së përjetshme. 
Ju kurrë nuk duhet të keni frikë për të ardhmen nëse besoni tek Biri im sepse Ai është Buka e Jetës dhe ju do të keni një të ardhme të re të mrekullueshme. 
Çfarëdo që të ndodhë në botë fëmijë, ju duhet ta dini se Hyji Më i Larti është në komandë. 
Gjarpri ka fare pak fuqi kundër Atit Tim. 
Fuqia e gjarprit forcohet vetëm nga ata që bien pre e mëkatit dhe e tundimeve që ai ua vendos në udhën e tyre. 
Njeriu bëhet i burgosur kur ai mëkaton sepse fuqia e tij për t'i rezistuar mëkateve the ofendimeve të tjera kundër Atit Tim dobësohet. 
Prandaj ai vazhdon të mëkatojë derisa të mbështillet me një errësirë që është kaq e thellë saqë ai nuk mund të shpëtojë prej saj, pavarësisht se sa fort ai përpiqet. 
Bij, ju tani e keni për detyrë, prej dashurisë që keni për Birin tim, që t’i ndihmoni këta shpirtra të shkretë. 
Vetëm ju mund t’i ndihmoni dhe t’i shpëtoni ata sepse shumë prej tyre nuk do të jenë në gjendje që ta shpëtojnë veten.
Ju jeni ushtarët që Biri im ka nevojë në këtë kohë. Do të jetë përmes dashurisë suaj për Atë, që Ai do të hedhë hire mbi shpirtrat e humbur kur ju ta thërrisni ndihmën e Tij përmes lutjeve tuaja. 
Këtu është Lutja e Kryqëzatës për të shpëtuar mëkatarët. 
Lutja e Kryqëzatës (64) Shpëtoji vëllezërit dhe motrat e mia
O Shpëtimtari im më i dashur, Jezu Krisht, pranoje dhuratën time të lutjes dhe sakrificave për të ndihmuar në shpëtimin e vëllezërve dhe motrave të mia nga burgu i errësirës në të cilin ata ndodhen.
Më lejo të ndihmoj në shpëtimin e shpirtrave të tyre.
Unë të lutem Ty që t’i falësh ata për mëkatet e tyre dhe kërkoj që Ti t’i vërshosh shpirtrat e tyre me Shpirtin e Shenjtë, që ata të vrapojnë në krahët e Tu si në Strehën për të cilën kanë aq shumë nevojë, përpara se të humbasin përgjithmonë.
Unë të ofroj Ty dhuratën e dorëzimit tim për këto shpirtra, në shërbim të përulët dhe me falënderim.
Amen.
Fëmijë, ju jeni një me Birin tim.
Dashuria juaj i sjell Atij ngushëllim të madh dhe sakrificat dhe lutjet tuaja do ta ndihmojnë Atë për ta sjellë të gjithë njerëzimin brenda sigurisë së Parajsës së Tij të Re në tokë. 
Vetëm atëherë Familja e Shenjtë e Hyjit Më të Lartit mund të ri-bashkohet dhe të jetojë në paqe përgjithmonë. 
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit