Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 31 May 2014

Hyji Atë: Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshohet

E Hënë, 26 Maj 2014, në 16:22

Bija Ime më e dashur, koha do të vij kur Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshohet si një alternativë për të nderuar zotat e rremë.

Kur feja mbarë botërore të shfaqet, ajo do të bëhet me kujdes, për të mos dhënë përshtypjen se Unë, Ati I Përjetshëm, nuk Jam duke u nderuar më. Nëse Unë nuk Jam nderuar atëherë kjo lutje e re do të bëhet një paturpësi dhe kurrë të mos recitohet, nëse fëmijët e Mi duan të qëndrojnë me Mua dhe që dëshirojnë Jetën e Përjetshme. Shumë më mirë nëse qëndroni të heshtur sesa të shqiptoni një fjalë të blasfemisë, që do të futet në të gjitha kishat ngado, të cilat më nderojnë Mua, Atin tuaj dhe që e pranojnë Birin Tim, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tuaj.

Fjalët, që adhurojnë Emrin Tim dhe atë të Birit Tim, do të shtrëmbërohen dhe shprehjet, që i referohen Birit Tim, do të përfshijnë terma të tilla si “Jezusi i Dritës”. Kjo lutje e re do të theksoj superioritetin e njeriut, përgjegjësinë e tij për të siguruar mirëqënien e vëllait të tij dhe për të mirëpritur, si një të vetme, të gjitha fetë për të nderuar Hyjin.

Të gjitha referencat ndaj Birit Tim, sipas mënyrës në të cilën Ai duhet adhuruar, do të zëvendësohen nga ky titull i ri që ata do t’i japin Atij. Botës do t’i thuhet të nderoj bukurinë e Tokës; mrekullitë e botës të krijuara nga një Zot I Cili është Një për të gjithë dhe I Cili pranon çdo lloj adhurimi. Kjo do të jetë koha kur bota do të bashkohet në një botë, si një fe pagane. Për arsyen se shumë shprehje fetare do ta ngatërrojnë këtë lutje të re, do të jenë ata që janë të bekuar me dijen të cilët do ta kuptojnë në të vërtetë se çfarë po ndodh.

Sa të kota do të jenë përpjekjet e tyre, sepse ata që e sjellin këtë errësirë mbi fëmijët e Mi do të vuajnë për refuzimin e tyre ndaj Krijuesit të tyre. Dhe kur kjo lutje të pranohet, një paturpësi tjetër do të kryhet – futja e Fjalës së rishkruar, e cila nuk do të përmbaj asnjë përveçse fryte të kalbura.

Me kalimin e kohës, një simbol i veçantë, që do të përfaqësoj zotin e ri të krijuar nga njeriu, do të krijohet, prandaj do të duket tek ata që do ju kërkohet ta mbajnë atë se janë duke bërë një gjë të mirë duke treguar solidaritet ndaj njëri tjetrit. Të gjitha këto gjëra, do t’ju thuhet atyre, janë për të mirën e të gjithëve, ku detyra juaj e parë është të kërkoni përsosmërinë e njeriut. Kjo, do t’ju thonë ata, është e rëndësishme para se ju të përballeni me Zotin. Ju nuk mund të bëni Vullnetin e Zotit nëse nuk kërkoni drejtësi për të çliruar njerëzimin nga prangat e persekutimit fetar, varfërisë dhe luftrave. Fokusi do të jetë mbi të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me Krijimin Tim – Tokën; kombet; popujt dhe udhëheqësit politikë. Të gjitha do të lidhen së bashku si një e vetme me qëllim që t’i shërbehet Zotit më mirë, do të thonë ata. Gjithçkaje që ata do t’i shërbejnë do të jetë mbreti i gënjeshtrave, i cili do t’i shkaktoj të gjitha këto gjëra. Dhe, ndërsa bota do ti brohorasi këto përparësi në dukje themeltare në çështjet globale, humanizmi do të detyrohet drejt paganizmit. Paganizmi do të sjelli me vete një errësirë të tmerrshme të shpirtit. Pastaj, për gjithçka që është ngritur kundër Meje, Unë do t’i replikoj paturpësitë e tyre – mbi Tokën që ata ecin; ujin që ata pijnë; malet që ata ngjiten; detet që ata përshkojnë dhe shiun, që ushqen të mbjellat e tyre.

Beteja mes të fortëve, krenarëve dhe të ligut mes njerëzimit dhe Meje, Atit të tyre të Përjetshëm, Krijuesit të tyre, do të jetë një betejë e luftuar fortë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/26/god-the-father-the-credo-prayer-which-acknowledges-who-i-am-will-be-changed/