Bija ime, ashtu si Imazhi i Birit tim, Fjala e Tij dhe Premtimi i Tij për të ardhur përsëri do të shpërfillen dhe pastaj do të zhduken, po ashtu do të jetë edhe çdo referim për mua, Nënën tuaj të dashur.
Së shpejti, lutja “Të Falemi Mari” nuk do të dëgjohet nga brënda apo jashtë Kishës së Birit tim. Shumë mosmiratime do të tregohen ndaj atyre që vizitojnë Faltoret e mia të shenjta dhe grupet Mariane do të kritikohen për shumë arsye, e gjithë kjo pa asnjë shkak. Çdo pranim në lidhje me vërtetësinë e shfaqjeve që kanë të bëjnë me mua, Të Bekuarën Virgjërën Mari, Nëna e Hyjit, nuk do të dëgjohen.
Të gjitha referencat për mua do të shikohen me mosaprovim nga një guaskë e re e riorganizuar e Kishës së Birit tim në Tokë. Përkushtimet ndaj meje do të ndalohen në shumë kisha, sipas regjimit të ri të caktuar që do të futet në të ardhmen. Unë do të harrohem dhe pastaj do të përbuzem, nga ata që do të pohojnë se përfaqësojnë një kishë të re moderne, e gjithë-përfshirëse, e cila nuk do të ketë asnjë ngjajshmëri me Kishën e krijuar mbi Shkëmb, nga apostulli i dashur i Birit tim, Pjetri.
Kur të shikoni gjithë përkushtimet ndaj meje, Nënës së Shenjtë të Hyjit, të trajtohen në këtë mënyrë ju lutem të jeni të vetëdijshëm se këto rregulla të reja do të jenë sipas urdhërit të të ligut. I ligu më urren mua, po aq shumë sa është i friksuar nga unë. Ai e di se përkushtimi ndaj meje, prej shpirtrave, i mban larg metodat e tij djallëzore dhe se recitimi i Rruzares sime Më Të Shenjtë e fshikullon dhe e bën atë të pafuqishëm. Këto ditë që vijnë do të duhet të durohen nga ata që më duan mua dhe do të vij një kohë kur lidhja e Kishës me Faltoret e mia do të ndërpritet. Kur kjo të ndodhi, ju do ta dini se kjo do të jetë për t’i ndarë fëmijët e Hyjit nga influenca ime, e cila në këto kohë do të jetë e nevojshme, nëse unë do t’ju ndihmoj të shkonit drejt Birit tim.
Roli im është t’ju pregatis për Ditën e Madhe të Ardhjes së Dytë të Birit tim. Unë kam për qëllim të vazhdoj t’i bëj thirrje fëmijve të mi, deri kur ajo Ditë të vij. Unë vetëm dëshiroj t’i sjell shpirtrat para Birit tim, me qëllim që Ai t’ju japi atyre Shpëtimin e Përjetshëm. Është gjithçka për shpëtimin e shpirtave, por çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për të penguar që kjo të ndodhi.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit