Kerko Mesazhet ketu

Sunday 23 November 2014

Paganët, të cilët i shmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time

E Shtunë, 15 Nëntor 2014, në 10:22

Bija Ime fort e dashur, le të bëhet e ditur se kushdo që e refuzon Librin e Zbulesës e mohon Fjalën e Hyjit. E Vërteta përmbahet në të dhe nëse dikush heq prej saj, i mohon profecitë e parathëna, apo në një farë mënyre shton në të, do të hidhet tutje në shkretëtirë.

E Vërteta ju çon drejt shpëtimit, dhe udha drejt Parajsës së Re ju sjell tek Unë. Është vetëm nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit, Birit të Njeriut që shpëtimi mund t’i jepet njeriut. Unë Jam Udha dhe Drita. Është vetëm nëpërmjet Meje dhe pranimit tuaj se Kush Unë Jam, që do të jeni në gjëndje të shikoni Dritën e Hyjit. Nuk ka udhë tjetër. Ndiqni çdo udhë tjetër që ju zgjedhni, por asnjëra nuk do t’ju çoj tek Hyji.

Nëse ju jeni për Mua ju duhet ta nderoni vëllain dhe motrën tuaj me dashuri, mirësi dhe durim. Ju nuk duhet t’i gjykoni të tjerët për shkak të besimit të tyre fetar. Ju duhet t’i doni ata ashtu si Unë i dua ata. Kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i përqafoni besimet e tyre, apo të tregoni nderime për ata, sepse nëse e bëni atëherë ju më mohoni Mua. Ju nuk mund t’i shërbeni dy zotërive. Ju kurrë nuk duhet të më fyeni Mua duke treguar besnikëri ndaj zotave të rremë të vendosur para Meje.

Ditën që ju i bëni nderime zotave të rremë nën Çatinë Time do të jetë dita që Unë do të sulmoj Tempullin Tim dhe do të shkatërroj gjithçka brënda tij. Sa i vakët është besimi i disa shërbëtorëve të Mi që përpiqen të krijojnë përshtypje në publik dhe të kërkojnë adhurim. Sa pak respekt tregohet ndaj Meje në Vetë Shtëpinë Time, kur gjithçka që Unë ju dhashë është hedhur mënjanë me indiferencë deri kur, gradualisht, asgjë e Imja nuk do të mbetet brënda Kishës Sime.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur dhe shërbëtorët e shenjtë që qëndroni besnik ndaj Fjalës, do të keni një barrë të rëndë. Do t’ju duhet të vuani dhimbjen dhe turpin kur të dëshmoni sakrilegjet, herezitë dhe prakikat e kultit. Kur shumë nga këto dhunime të Trupit Tim të Shenjtë do të fshihen me dinakëri, ata me dijen e vërtetë do të tronditen, por do të jenë të pafuqishëm, kur të ndodhin këto gjëra. I tillë do të jetë mashtrimi, që do të kumboj nga çdo e çarë, sa do të duhet një ushtri me 2 mijë burra t’i ndaloj këta mashtrues të shkaktojnë dëm.

Këta mashtrues udhëhiqen nga ata që nuk vijnë nga Unë. Ata e kanë infiltruar Trupin Tim, përmes mënyrave djallëzore dhe do të jetë dashur një kohë e gjatë para se ata më në fund dhe plotësisht e marrin Kishën Time. Së shpejti veprimet e tyre do të shihen për çfarë janë prej atyre që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Paganët, të cilët i shmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time ku do të jenë të mirëpritur me krahë hapur. Juve do t’ju thuhet se duhet të tregoni dashuri për të gjithë fëmijët e Hyjit, të heshtni ata që mund t’i kundërshtojnë ata. 

Fare pak njerëz do të më mbrojnë Mua, Jezu Krishtin, dhe ata që do të guxojnë t’i kundërshtojnë këto ceremoni blasfemuese, që do të mbahen në të njëjtët altarë të përdorur për të mbajtur Eukaristinë Time Më Të Shenjtë, do të heshten.

Armiqtë e Mi mund ta zënë Shtëpinë Time por jo Kishën Time sepse të gjithë t
ë Krishterët nëpër botë formojnë Kishën Time. Besimtarët, që përbëhen nga ata që do të refuzojnë ta mohojnë Fjalën e Hyjit dhe ata që kurrë nuk do të pranojnë ndonjë ndërhyrje në Fjalën e Shenjtë të Hyjit, do ta mbajnë Kishën Time në tokë. Asgjë nuk do ta mposhti atë.