Bija Ime fort e dashur, kur shërbëtorët e Mi, ndjekësit e Mi dhe të gjithë ata që pohojnë se janë nga Unë, që thonë se më duan Mua, kjo do të thotë dy gjëra. Ata më duan Mua sepse e pranojnë Fjalën Time dhe ata më nderojnë Mua duke e pranuar të Vërtetën.
Kur ju më doni Mua, ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Kjo do të thotë të jeni të bindur ndaj Fjalës Sime në të gjitha gjërat që kanë lidhje me të Vërtetën. Kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime, si shërbëtorët e Mi të shenjtë, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Fjalës së Hyjit.
Kur Kisha Ime e mbështet Fjalën e Hyjit, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Kishës Sime. Por, kur të vij dita që ata me autoritet në Kishën Time të mos e deklarojnë më të Vërtetën, atëherë ju duhet të qëndroni të bindur vetëm ndaj Meje. Sepse Unë Jam Kisha. Pa Mua, Jezusin tuaj, nuk ka Kishë.
Kur Fjala Ime është ndryshuar dhe pastaj është modifikuar, ajo nuk do të jetë më Fjala Ime. Ju mund të jeni të bindur vetëm ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit. Nëse ju ndiqni një doktrinë të re të rreme, që do të zëvendësoj Fjalën Time të Shenjtë në kishat e Mia në gjithë botën, atëherë ata përgjegjës për këtë blasfemi do të më mohojnë Mua. Vetëm qëndroni të bindur ndaj atyre që shpallin Fjalën e Hyjit, sepse nëse nuk është Fjala Ime atëherë – ajo nuk është nga Hyji.
Fjala e Hyjit është e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj nga askush. Bindja ndaj Kishës Sime është e rëndësishme. Bindja ndaj Fjalës së Hyjit është ajo që vendos nëse ju jeni një i Krishterë. Ditën kur ju e zëvendësoni Fjalën e Hyjit me një zëvendësues të rremë, është dita që ju do të kundërshtoni Fjalën e Hyjit.
Ju mund të qëndroni të bindur në Sytë e Mi, në Kishën Time në Tokë, vetëm nëse mbështetet e Vërteta. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë të shpallni të Vërtetën, sepse vetëm e Vërteta ju çliron.
Jezusi juaj